SHGM: Dënojmë ashpër sulmin ndaj gazetarit, policia të ndëshkojë autorin e rastit

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) “dënon kërcënimet e djeshme kundër gazetarit të “Plusinfo”” duke thënë se sulmet e këtilla dëshmojnë për përshkallëzimin e dhunës kundër gazetarëve, njofton Portalb.mk.

“Sulme të këtilla kur dhunuesit në qendër të kryeqytetit marrin guximin të ndjekin gazetarë për ta rrahur, dëshmojnë për përshkallëzimin e dhunës kundër gazetarëve”, shkruan në reagimin e SHGM-së.

Nga kjo Shoqatë po ashtu thonë se fushata kundër gazetarëve gjatë muajve të fundit është pasojë e fjalorit luftënxitës të të përfaqësuesve të qeverisë në largim, përkrahësve dhe mediave të tyre. Ndarja artificiale e mediave në patriot dhe tradhëtarë i shëndron gazetarët në mish për top në përplasjen mes partive.

Ata gjithashtu ftojnë policinë që të zbulojnë autorin e sulmit dhe të ndëshkojnë të njëjtin.

“Ftojmë policinë t’i zbulojë autorët e sulmit dhe ashpër t’i ndëshkojë. Përkujtojmë se institucionet e shtetit kanë obligim ligjor të mundësojnë kushte të sigurta për punën e gazetarëve. Çdo anashkalim i dhunës kundër gazetarëve, paraqet sulm të paramenduar ndaj lirisë së fjalës dhe sigurisë së gazetarëve, me qëllim për të heshtuar ata”, shkruan në reagimin e SHGM-së.

LEXO: “Patriotë” nga Prilepi e sulmojnë një gazetar në Shkup

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button