PRESIDENT I RREZIKSHËM PËR JETË

Në veprën e lashtë indiane “Panchatrante” përshkruhet se si do kusarë brutalë me pamje të bishave kishin sulmua fshatin Buahna. Ata plaçkitën, përdhunuan, vranë dhe në fund e dogjën gjithë fshatin. Asnjë s’lanë gjallë. Gratë dhe fëmijët luteshin duke në lot duke vajtuar, por ata krijesa sikur ndjenin kënaqësi nga vuajtjet e banorëve. Mbijetuan vetëm ata që ishin jashtë fshatit. Kur ata u kthyen në mbrëmje panë vetëm tym, tmerr e mjerim. Prijësi Anbraha e kishte humbë gjithë familjen e tij. Që nga ajo ditë atij shpesh i shfaqej para syve djali e tij pesëvjeçar duke ulëritur në flakë. Kaluan dy vite, kur një natë ai dëgjoi zërin e djalit të tij – “baba hapma derën, unë jam”. Por Anbraha mendonte se ai zë ishte pasojë nga traumat e mëdha. Ishte i sigurtë se djali i tij nuk ishte më gjallë. Pas një kohe fëmija kishte shkuar dhe nuk ishte kthyer kurrë më. Atë, grabitësit e kishin kursyer, që t’u shërbente e t’u sillte ujë, por pastaj ai u kishte ikur.

Edhe neve do kusarë të pashpirt me pamje të bishave me vite të tëra na plaçkitën, na varfëruan, malltretuan e dëbuan dhe tani duan që të na e vënë zjarrin! Problem paska qenë platforma të cilën vet e pranuan, ndoshta edhe e iniciuan. Ajo paska qenë për shtetin më e rrezikshme se miliardat e vjedhura, se reketët dhe grabitjet e panumërta! Shumë më e dëmshme se sa larja e mbi gjashtë miliardë eurove! Shumë më e keqe se krijimi i një mjerimi total te miliona njerëz! Shumë më tragjike se sa shpërngulja e një të tretës së banorëve nga shteti!  Një udhëheqës nga partnerët e tij koalicionues si me shaka më thotë – “Ne ishim të gatshëm që me shkronja të arta në ndërtesën e qeverisë të shkruhet “Qeveria e RM”, vetëm që të mbetemi në pushtet. Pra, Gruevski nuk funksionon pa mashtrime. Gjatë fushatës zgjedhore në SHBA çka s’bënte që të takohet me dikë të Klintonit (sepse ai ishte i sigurtë se ajo do të fitojë), por pas fitores së Trumpit menjëherë e kishte “lexuar” librin e tij, aq të mirë saqë na e rekomandoi edhe neve! Por, për fat të keq askush në Shtëpinë e Bardhë nuk u mëshiruar nga impresionimi i tepruar i Gruevskit. Me këso gënjeshtrash vite me radhë rënien në abis na e shet si fluturim në qiell. Por, tani i kanë mbet vetëm ata në gojë futin sandviç kurse nxjerrin urrejtje.

Tani mund të pyesim se me çfarë platforme Gruevski dhe klika e tij mbjellin urrejtje etnike në vend?! Me çfarë platforme ata plaçkitën aq shumë para tonat?! Me cilën platformë shkatërruan jeta njerëzish, malltretuan, shantazhuan, burgosën, dënuan dhe vranë?! Si e shndërruan gjyqësorin në qen besnik të krimit të organizuar?! Tani më edhe në NATO situata jonë përshkruhet si “SOS sinjal dërguar deri te bashkësisë ndërkombëtare se anija në Shkup po fundoset” (Bojko Noev). Në protesta edhe do persona të (jo)kulturës të cilët kudo në botë qëndrojnë në anën e kundërt të krimit, pasi shpirti i tyre artistik nuk jeton me krimin, pos nëse janë infektuar apo magjepsur nga ai. Pushteti në shkuarje krijoi ambient të volitshëm për këmbim të ndërgjegjes për para.

Dikush dëshiron luftë, me qëllim që të humben gjurmët e parave të zeza të fituara në tregun e zi. Kurse ata rreth tij heshtin, të pavetëdijshëm se fundosen bashkë me te. Frika ua ndalon të besojnë në ndryshime. Frikacaku sheh problem në çdo shans, kurse trimi sheh shanse në çdo problem. Tani të gjithë ata bashkërisht luftojnë me mullinjtë e erës, duke e çuar vendin në nivelin e turpit botëror. Ata janë lëshuar në një lojë aq të rrezikshme të cilën as Millosheviqi njëqind herë më i fuqishëm nuk e fitoi!

Ditët në vijim do të përballen me sanksione personale, ndoshta edhe me forca paqeruajtëse të cilat nuk do të lejojnë që ta kallin shtëpinë e vet të prishur derisa vilat e veta i kanë për rreth. Ne jemi të rrethuar nga shtetet anëtare të NATO-s dhe çdo rrezikim i rajonet lehtë mund të përfundoi me akuza për krime kundër paqes. Këto mund të përfshihen të gjithë zyrtarët e lartë partiakë, pjesë e qeveritarëve, por dhe pronarët, redaktorët dhe gazetarët e disa mediave.

Cili është qëllimi i Putinit?

Në pozitat ekzistuese gjeostrategjike, Rusia nuk ka asnjë interes tjetër në Maqedoni, përveç se të krijojë konflikt, i cili do t’i shërbej si pazar për njohjen e aneksimit të Krimesë dhe avancimin e statusit të rajoneve lindore pro-ruse të Ukrainës – Donetsk, Ljubansk, etj. Njëherit Rusisë do t’i hiqeshin sanksionet dhe do të anëtarësohj në  OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik) dhe në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjetikës, të cilat kanë rëndësi jetike për të.

Presidentin që kemi, për të cilin kanë mëkate edhe do partiak tanët është turp i kohës, ndërgjegjes e moralit. Tusk kot kërkoj mendje të shëndoshë nga person me mendje e sëmurë. Të kërkoni mendje të shëndoshë te Ivanovi është njësoj si të zini peshq në Saharë. Madje edhe do prijës fetarë që duhet të predikojnë dashuri mbjellin urrejtje. Më shumë besojnë në zotat e krimit se sa në Zotin e vërtetë. Fëmija është kthyer dhe thirret para derës. Le t’ia hapim derën. Nuk është imagjinatë. Nuk duhet të qëndrojmë pasiv. Populli rumun me muaj proteston. Po ashtu edhe ai korean që tani më e burgosi presidenten e shtetit. Nëse duam të na realizohen ëndrrat duhet të zgjohemi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button