Tenistët e Maqedonisë vazhdojnë me fitore edhe ndaj Islandës

Reprezentacioni i Maqedonisë në tenis, ka vazhduar edhe sot garat në kuadër të garave të “Devis Cup”,  që po zhvillohen në Sozopoll të Bullgarisë, e ku përballë kanë reprezentacionin e Islandën, ndërsa rezultati momental është 2:0 në fitore.

Në të dyja duelet (Singëll), Tomisllav Jotovski e Dimitar Grabull kanë shënuar fitore identike me rezultatin 2:0 në sete, ndërsa tani që duhet të luhet dhe takimi i dysheve nuk do të vendosë asgjë, pra do të jetë sa për statistikë.

Maqedonia sot në mëngjes me rezultatin 2:1 e mundi Maltën e që duelin vendimtar e fituan Shëndrit Deari dhe Dimitar Grabull. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button