Lëvizja Besa: Dita e shëndetësisë, ditë zie për Maqedoninë

Lëvizja Besa me rastin e Ditës Botërore të Shëndetësisë ka dërguar kumtesë duke thënë se këtë ditë Republika e Maqedonisë duhet ta shënojë si ditë zie, njofton Portalb.mk.

“E kur vështrojmë brenda, duhet të themi se Republika e Maqedonisë, fatkeqësisht, këtë ditë duhet ta shënojë si ditë zie për sa i përket shëndetësisë, ngase në radhitjen e 35 vendeve europiane , sipas cilësisë së shërbimeve shëndetësore, vendi ynë është në vendin e parafundit”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.

Nga kjo parti thonë se gjendja e vështirë ekonomike e cila shkaktoi depresionin ka ardhur si rezultat i politikës së dëmshme të pushtetit të deritanishëm.

“Po ashtu edhe depresioni është në rritje te qytetarët e Maqedonisë viteve të fundit, kjo për shkak kushteve të vështira për jetë dhe varfërisë se skajshme, që ka ardhur si rezultat i politikave të dëmshme të pushtetit të deritanishëm”, thuhet në kumtesën.

Lëvizja BESA gjithashtu shpreh keqardhje që ky pushtet në ikje, në vend që të investojë në shëndetin të gjallëve, ai i keqpërdori paratë e qytetarëve dhe u fali atyre sëmundjen e depresionit.

LEXO: Maqedoni, ja çfarë e shkakton depresionin te qytetarët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button