Demokracia konstituimin e organeve të shtetit e etablon si imperativ!

Nuk duan të kuptojnë se me çka ka të bëjë një SEANCË KONSTITUTIVE E KUVENDIT dhe seancat e rregullta plenare të saj. Nëse qenka e mundur në pafundësi të bllokohet zgjedhja e organeve pas mbajtjes së zgjedhjeve atëherë shtrohet pyetja pse Kushtetuta dhe rregullorja për punën e kuvendit njohin termin seancë konstitutive.

Sipas kësaj logjike, secili subjekt politik apo grup deputetësh prej disa partive të cilat si rrezultat i zgjedhjeve do të ishin pakicë parlamentare do mundet të bllokojë në pafundësi konstituimin e organeve dhe funksionimin e shtetit duke e keqpërdoruar rregulloren e kuvendit me diskutime, replika, kontra-replika dhe vërejtje procedural .

Demokracia konstituimin e organeve e etablon si imperativ për një shumicë parlamentare për formimin e tyre ndërsa po ashtu si imperativ për një pakicë parlamentare për ta pranuar një parim të tillë.

Pas konstituimit, sigurisht që pakica parlamentare ka të drejtën e shfrytëzimit të të gjitha formave të notuara procedurale si dhe formave të tjera demokratike, kuptohet nga të cilat do të jetë e përjashtuar dhuna dhe retorika e urrejtjes.

Kjo që po ndodh aktualisht në seancën konstitutive të kuvendit të Maqedonisë sipas çdo kriteri notohet vetëm si opstrukcion me të vetmin synim për të vazhduar KAPJA E SHTETIT, me këtë edhe ngufatja e demokracisë, cënimi i të drejtave të qytetarëve dhe vazhdimi i zhvatjes së shtetit nga banda politike një dekadëshe!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button