Mungesa e fjalorit të posaçëm të lutjeve

Sot, në shtetet e zhvilluara europiane më shumë respektohen qentë e macat sesa qenia njerëzore, çështë kjo heshtje, kjo marrëzi njerëzore para fëmijëve sirian? Sa të ftohtë, akull janë bërë shpirtrat njerëzore, sikur të ndodhte kjo gjëmë e tyre në familjet tona, çfarë do bënim ne, do qanim e vajtonim, me siguri, po shtëpitë siriane çfarë bëjnë në këto momente, a s’janë të pikëlluar? Ku mbetën solidarizimet e ngushëllimet, ku mbetën lutjet tona ndaj tyre.

Për fat të keq jemi të vetmit në rruzullin tokësor që na mungon fjalori i lutjeve qiellore, mistike, fetare e religjioze. Nuk ekziston gjuhë kombëtare në botë që s’ka fjalor të posaçëm lutjesh, përveç popullit shqiptar. Ne në jetë të jetëve ju jemi përkulur e lutur politikanëve, kurse ndaj Zotit të Madhërishëm përherë kemi qenë kryeneç, nënçmues e mohues, prandaj denbabaden e me mijëra shekuj kemi mbetur të nënçmuar e të robëruar para popujve tjerë.

Mirë e kemi, duke përkujtuar çdo ditë politikanët kemi harruar Zotin, e harresa është e kundërta e përkujtimit, prandaj gjatë historisë sonë kombëtare kurrë s’kemi qenë të qetë e të lirë për shkak të mos përkujtimit të Madhërishmit Zot.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button