Bojkoti veprim që dëmton rëndë shqiptarët

Blerim Husejni, Tetovë

„Do të vijë një kohë kur njerëzit do të krenohen për ato gjëra që duhet të turpëroheshin“ kjo është thënie nga Mark Tuein.
Po të analizojmë fushatën e BDI-is  kjo thënie u përshtatët në mënyrë të përsosur.
Me çka duhet të krenohet BDI  a thua vallë me dështimet e një pas njëshme. Ata si duket tallen më inteligjencën e shqiptarëve.

Prej Enciklopedisë së famshme e deri te përmendorja e Car Dushanit ka qindra vepra antishqiptare për të cilat përgjegjësia e drejtpërsëdrejti bie mbi BDI-in.
Prej rrahjeve të të rinjve në Kalanë e Shkupit, rrahja e nxënësve shqiptarë e deri te burgosja në procesin e montuar Monstra  dhe  shumë keqtrajtime që u janë bërë shqiptarëve sërish përgjegjësin direkte e ka BDI.

Prej gjendjes së mjerueshme të familjeve të dëshmorëve e deri te varfëria e skajshme që mbretëron tek popullata shqiptare përgjegjësia sërish është e BDI-së .
Këtë gjendje shqiptarët nuk e kanë përjetuar as edhe në komunizëm, tërësisht të pambrojtur ,tërësisht të anashkaluar nga  institucionet e shtetit ,tërësisht të margjinalizuar.

Maqedonia akoma vazhdon të funksionoj si shtet vetëm i maqedonasve ndërsa për shqiptarët nuk funksionojnë as ligjet, as sistemi dhe as shteti. Dallimi dhe diferenca e madhe në aspektin zhvillimor ne Maqedoni u bë pikërisht ne ketë dekadë kur na erdhën çlirimtarët. Çdo shqiptare apo i huaj që e viziton Maqedoninë lehtësisht e vëren. Shini vet spotin dhe le të tregojnë zyrtarët e BDI çka nga këta projekte ka realizuar ne vendbanimet shqiptare.
Shikoni publikimin e spoteve të VMRO për projektet që ka realizuat ,dhe parashtroni pyetjen ju qytetarë shqiptarë se cilin nga këto projekte ka realizuar BDI në qytetet shqiptare ,qofte edhe një çerdhe apo një teatër mos flasim për projekte të mëdha që i shohim ne vendbanimet ku dominojnë maqedonasit.

Ku i mbeti BDI -së  ai „çlirim i premtuar më 2001“ ,ku mbeti ajo barazi e premtuar tash e 12 vite ,ku mbeti ajo mirëqenie e premtuar për shqiptarët ,dhe akoma nuk ju vjen turp me të njëjtin avaz të premtoni ,akoma mendoni se me blerje votash do të vazhdoni pushtetin ,akoma mendoni se me kërcënime do ti frikësoni shqiptarët.
Në mungesë të rezultateve që gjithë shqiptarët i shohin dhe i përjetojnë për çdo ditë  BDI  del  para shqiptarëve sërish me premtime.

Në mungesë të rezultateve  BDI në këtë fushatë parazgjedhore ka angazhuar gjithë personat me dosje të dyshimtë që në mënyre permanente të akuzojnë, ofendojnë dhe njollosin figurën e liderit te PDSH-së Z. Menduh Thacit.

Ata thërrasin për bojkot kandidatit shqiptarë për president  dhe aspak nuk turpërohen se me këtë akt tani më publikisht demaskohet politika antikombëtare e tyre .
Ata refuzuan ofertën e PDSH -ës për të pasur një kandidat shqiptarë të përbashkët sepse me çdo kusht dëshironin që ai të jetë koncenzual por maqedonas.
Aktivizimi i disa pseudopatriotëve të njohur  marksisto-leninista të përbetuar që tu apelojnë shqiptarëve për bojkot kundrejt kandidatit shqiptarë duke mos dhënë asnjë arsye të vetme se pse vallë duhet bojkotuar shqiptarin karshi maqedonasit.

Pse këta intelektual dhe pseudopatriotë nuk reaguan fare kur BDI i detyronte shqiptarët të votojnë Ivanovin apo Brankon me çka edhe i bën president .
Maqedonasit bëhen çdoherë bashkë dhe  me lehtësi arrin marrëveshje në mes vete  kur përball kanë ndonjë kandidaturë shqiptare ,ashtu ishin në Kërçovë, ashtu ishin edhe në Strugë.

Një Tiranas taksist i rëndomtë këto ditë u shpreh shumë çiltër „More ju shqiptaret e Maqedonisë a   jeni në vete ,duke pat kandidatin shqiptare për president vraponi për Ivanovat dhe Pendarovskat dhe më pas ankoheni se Tirana dhe Shqipëria nuk u ndihmon po si vallë tu ndihmojmë ne ku ju vet nuk ndihmoheni në mes vete “Mbeta pa koment”.

Prandaj apel publik të gjithë shqiptarëve ti lëmë anësh inatet ,krenarin ,xhelozin por të dëshmojmë fuqinë tonë si komb dhe masovikisht të votojmë Iljaz Halimin  për president që tu tregojmë edhe maqedonasve se para interesave personale prioritet kanë ato kombëtare .
Ashtu siç votuam masovikisht referendumin për Autonomi politiko territoriale të shqiptarëve të Iliridës në mënyrë të njëjtë duhet të organizohemi, që ta fuqizojmë votën shqiptare si para maqedonasve ashte edhe para faktorit ndërkombëtar.
Të gjithë ata që do të ndikohen nga apelet e pseudopatriotëve për bojkot do ta njollisin veten dhe familjen e tyre pa pasur nevojë.

Bojkoti kësaj radhe lirisht mund të cilësohet si vepër që dëmton rënd interesat shqiptareve dhe dëmton imazhin para faktorit të jashtëm. Ata qe kohës së fundit po apelojnë për bojkot të shqiptarëve, janë  njerëz të  mësuar që  patriotizmin ta tregojnë vetëm duke sharre dhe ofenduar shqiptarë të tjerë në këtë rast kreun e PDSH-ës.
Por që moti të tillët nuk kanë hapësirë tek elektorati shqiptarë.
Prandaj le të fitoj arsyeja dhe jo inati.

Lajme të ngjashme

Back to top button