Gradualisht zhvillohet spiralja e sanksioneve ekonomike ndaj R. Maqedonisë

Gradualisht, por me hapa të ngadalësuara por të sigurta R. Maqedonisë, hyn në zonën e errët të zhvillimit ekonomik.

Europarlamenti dha sinjale negativepër situatën aktuale. Situatë e cila nuk aludon zgjidhje momentale.Europarlamenti është kaskada fillestare për ti vendosur sanksionet ndaj R. Maqedonisë.

Situata rëndohet edhe më shumë , nga njoftimi i Bankës Botërore se R. Maqedonisë duhet ti kthejë nga 2020-ta, huatë e maruna në formë të Euro obligacioneve.

Po ashtu edhe mos realizimi i zhvillimit ekonomik 3,7%. Të gjitha këto indikatorë e rëndojnë ekonominë e brishtë të R.Maqedonisë. Kjo situatë direktë do të ndikojë në uljen e standardit jetësorë të qytetarëve, dukuri e cila manifestohet në uljen e fuqisë blerëse, dhe ritjen e pa punësisë.

Grushtin më të madhë do ta marin kompanitë të cilat prodhojnë për eksport. Edhe ate që në plasimin e qengjëve në tregun evropian,prodhimet e hershme kopshtare dhe mallrat tjera të dedikuara për eksport, dhe e repromaterialeve me lëndët e para.

Nga raportet negative spontanisht aktivizohet spiralja e sanksioneve ekonomike të pashkruara. Kompanitë e jashtme e humbin interesin për vazhdimin e bashkëpunimit me kompanitë e R.Maqedonisë si rezultat i plasimit të lajmeve për zhvillimet jo demokratike në vend. Në mënyrë rapide do të bie eksporti sepse në R. Maqedonisë nuk ka mallra të brenduara të cilët janë shum të kërkuara në tregjet evropiane. Kompanitë vendore me sakrifica të mëdha kanë ngritur raporte tregtare me kompanitë evropiane, dhe nga situatat e tilla pësojnë direktë ata. Pasojat janë shkatruese për kompanitë si dhe për punëtorët e kompanive. Direktë do të ndikojë si pasojë në mos realizimin e politikave fiskale,për mbajtjen konstante të makroekonomisë dhe mbushjen e buxhetit. Si pasojë e rënies ekonomike do të kushtëzohet ribalans i ri i buxhetit.Po ashtu edhe rënia e konsumit të gjërë në vendë e zvogëlon mbushjen e arkës shtetërore. Qeveria teknike nuk ka mandat të ndikojë në marjen e vendimeve për infuzione ekonomike, në parandalimin e përhapjes së krizës ekonomike në vend.Ekonomia nacionale ngelën në duartë e stihisë ,sepse e kemi humbur përkrahjen ekonomike nga jashtë.Qeverisë mundet edhe ti ndalohet emitimi i kredive nga jashtë kur rekomandimet janë negative, gjersa bisedohet për sanksione, ndaj funksionarëve të shtetit.

Nexhat Bexheti, autori është drejtor në “Institutin për zhvillim ekonomik” Tetovë

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button