Kujdes! Neser mund të jesh ti.. (dedikuar votuesve te PDSH-se)

Eshte terbuar, eshte cmendur! Cdo kush qe guxon t’i del perpara e shkel dhe e shtyp pameshirshem, e sharron me ate sharren e madhe si ai druvari ate pemen e njome, e ofendon me cnjerezisht – madje edhe sikur te jete i vdekur. Ai eshte i plotfuqishmi ne kompanine e tij, ose ndiq rrugen e tij ose shpallesh njezeri tradhtar ordiner dhe i korruptuar deri ne palce, me rrezikun qe nga miku serb i sofres se tyre, Spasic, te shpallesh ‘spiun’ me dokumente me vulen e tij prej kompiri. Ai persekutoi anetaret me te devotshem te partise se tij, qe dikur i ngrinte deri ne qiell me lavde e me pozita, dukuri qe eshte tipike per diktatoret me te pameshirshem te njerezimit.

I pari qe pati “fatin e keq” te ndjeje doren e tij te hekurt, te mbeshtetur fuqishem nga miqte e tij ne kuzhinat antishqiptare, ishte ish-kryetari Gostivarit, Rufi Osmani. E burgosi me miqte e tij sllave, e torturoi dhe e hoqi qafe. Edhe pse vuajti Rufi Osmani per shume vite, e pafalshme ishte kthimi i viktimes (i tij) ne vendin e krimit, kur shkoi i buzeqeshur te takohej me te gjithepushtetshmin, per te ‘luftuar’ bashkerisht gjeneralin suprem te UCK-se, Ali Ahmetin. Dhe si per cudi, urdhri per te luftuar e njollosur historine me te lavdishme shqiptare, vinte po nga te njejtat kuzhina dhe njerez qe e persekutuan edhe vete ne ’97-en. Kjo tregoi edhe faktin e gjalle se ai kishte mbetur akoma nje adoleshent i papjekur ne skenen politike. Populli shqiptar e denoj per kete mision antikombetar te tijin dhe e delegjitimoj teresisht me vote popullore, duke dhene mesazhin e fuqishem se UCK-ja eshte e paprekshme per shqiptaret dhe eshte krenaria e tyre e perjetshme. Kush prek UCK-ne, kush shkel mbi gjakun deshmoreve, digjet dhe shkrumbohet! Kjo i ndodhi edhe Rufi Osmanit.

Ne gijotinen e ‘lartmadherise’ se tij u prene edhe shume koka, qe per hire te vertetes mbanin pozita teper te larta ne shoqeri apo institucione te caktuara, ne rrethana te caktuara. E perjetoi keq edhe ish-kryetari i Tetoves, Alajdin Demiri, qe u ndoq nga pasardhesi i tij ne komune te Tetoves, Murtezan Ismaili, qe pati fatin e njejte si pararendesi i tij. E perjetoi tmerrshem edhe akademiku Alajdin Abazi dhe deputeti karizmatik dibran Zamir Dika, te ndjekur me fatin e njejte nga kandidati per president, Zudi Xhelili, qe e nencmuan turpesisht per nje grusht marka gjermane. Gijotina vazhdon te mbetet e gjakosur me te persekutuarin e radhes, Bardhyl Mahmutin dhe ish-komandantin e UCK-se apo deputetin, Daut Rexhepi – LEKA.

Per udheheqje te rehatshme dhe pa brenga te vilajetit te tij, ai eliminoi pameshirshem edhe deputetin e Gostivarit, Besim Dogani; ish-ministrin e Arsimit dhe Shkences, Sulejman Rushiti; deputetin shkupjan, Fatmir Etemi; luftetarin paepur komanovar dhe deputetin, Abedin Zymberi; ish-nenkryetarin e PDSH-se, Valon Bela; ish-kandidatin per kryetar te Struges, Mendi Qyra; ish-deputetin strugan, Garib Kaba dhe kandidatin aktual per deputet nga Saraji, Bekim Fazliun.

Ai perjashtoi dhunshem dhe me force nga konventa e PDSH-se me vitin 2011 edhe profesorin universitar dhe teologun e njohur nga Tetova, Metin Izetin dhe ish-kandidaten per presidente shteti, Mirushe Hoxha.

Si perjashtime me te bujshme dhe me te tmerrshme ku ai haptas tregonte muskujt ishte edhe perjashtimi i ish-zv/kryeministrit Imer Selmani dhe kryetarit te qytetit te Struges, Ziadin Sela.

Ai largoi te gjithe ata te cilet i thane jo udheheqjes me dore te hekurt te kompanise se tij, dhe me e keqja qendron se tani publikisht ju kercenohet se ‘ku do te fshihen’ ato pas 28 Prillit!?

Nese te gjithe keto me larte u larguan pa arsye nga shtrofulla e tij e krimit, pse ju ben te mendoni se ju mund te jeni perjashtim? Ato, te perjashtuarit, kishin shume pozita me te larta se ju, ato ishin me te pushtetshem se ju, ato ishin shume me te afert se ju me ‘shefin’ dhe e pesuan teper keq. Andaj, kujdes, neser mund te jesh edhe ti ne vend te tyre, neser mund te jete familja jote ne teme e tubimeve partiake te ‘shefit’, neser mund te kercenohesh edhe ti.

Me 27 Prill, ti themi mjaft kesaj politike te mbrapsht dhe te rreshtohemi ne vijen e duhur, duke rrethuar me dinjitet numrin 4, numrin e fitores se madhe te Bashkimit Demokratik per Integrim dhe te shqiptareve.

Te dashur shqiptar, te dashur votues te ndershem te PDSH-se, koha eshte tani te reflektoni dhe t’i bashkoheni misionit unifikues te shqiptareve, t’i bashkoheni platformes per bashkim dhe zhvillim, platformes politike qe udhehiqet nga lideri i luftes dhe paqes, Ali Ahmeti.

Ju nuk meritoni te jeni pjese e misioneve antikombetare te ‘shefit’ tuaj, ju meritoni me te miren per ju dhe familjet tuaja.

Dera e BDI-se eshte e hapur gjithmone dhe ne nuk kerkojme te pendoheni pse votuat dikur PDSH-ne, por vetem duam qe ju te jeni te sigurt ne te ardhmen nen ombrellen qe per 12 vite mbron shqiptaret! Ju meritoni me mire! Koha eshte tani!

Lajme të ngjashme

Back to top button