Si të njihni dashurinë e vërtetë kur e takoni atë….dhe mos e lëshoni!

Njeriu mund të dashurohet disa herë në jetë, por vetëm një nga këto dashuri është e vërtetë.

Ja se si mund ta njihni dashurinë e vërtetë kur të gjeni atë:

– Nuk bazohet tek mungesa
Nuk është dy gjysma bëjnë një, një person kënaq nevojat e tjetrit, njëri përmbush tjetrin. Është një ekulibër i përbashkët që arrite duke dhënë dhe marrë, nuk është mungesë.

– Ka parësore përgjegjësinë për vetveten
Stabiliteti ekziston kur gjithsecili ka kryer detyrat e tij apo saj. Ti kujdesesh me çdo mënyrë për trupin, mendjen dhe shpirtin tënd, po ashtu bën edhe partneri yt. Kur e praktikon me të vërtetë kujdesin ndaj vetëvetes dhe je i/e përgjegjshëm për të qenë vetëvetja më e mirë, atëherë je në një pozicion më të mirë për t’i dhënë njëri tjetrit.

Për të pasur një marrëdhënie të mirë duhet të fillosh të jesh vetë në gjendje të shëndetshme dhe të fillosh të kurosh të shkuarën, kjo është e domosdoshme. Të gjithë kemi histori të ndryshme të shkuara. Nëse nuk kemi pasur përvoja të mira, shpesh i marrim me vete këto plagë për të lënduar marrëdhënien e radhës. Kërko për modele në jetën tënde dhe jeni në dijeni të bagazhit tënd, në mënyrë që të mos i injektosh toksina marrëdhënies tënde.

– Nuk është për të përkryerën
Nuk ekziston përherë një kompromis utopik barazie ku të dy partnerët të jenë të lumtur dhe të kënaqur. Nuk do marrësh përherë çfarë do dhe kur e do. Rritesh me pranueshmërinë dhe dashurinë kur nevojat nuk të plotësohen. Dashuri e shëndetshme do të thotë që askush nuk është i/e përkryer dhe pretendon që askush s’është helmues.

– Karakterizohet nga pajtueshmëria

Përtej kimisë, kërko pajtueshmëri, dhe do t’i kesh të dyja. Kërko tek fushat kryesore – stilin e komunikimit, zgjidhjen e konflikteve, elasticitetin, vlerat, temperamentet. Nëse keni diferenca të theksuara, nuk do të mundeni të farkëtoni njëri-tjetrin, por do të vazhdoni ta udhëhiqni partnerin në ekstreme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button