Idrizovë, helmohen 3 pjesëtarë të policisë

Një rast me helmim ka ndodhur në qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme. Tre nga kandidatët për policë kanë humbur vetëdijen gjatë inspektimit të mëngjesit. Në vendngjarje është paraqitur ndihma e shpejtë, pas çka tre personat që zhvillojnë trajnim policor janë dërguar në qendrën klinike.

Pas kontrolleve, dy prej tyre janë lëshuar në shtëpi, ndërsa njëri është mbajtur në spital. Gjithsej janë kontrolluar 38 persona të cilët janë në trajnim, ndërsa për shtrëngim dhe humbje të vetëdijes janë ankuar edhe disa persona tjerë.

MPB në koordinim me agjencinë e ushqimit nga objekti i Qendrës ku përgatitet ushqimi, kanë marrë mostra për të konfirmuar shkaqet e helmimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button