Konferenca më e madhe rajonale OSCAL, me aplikacion të veçantë

Ka mbetur edhe shumë pak kohë deri te fillimi i Konferencës së parë vjetore ndërkombëtare në Shqipëri, Open Source Conference Albania. Për tu gjindur më mirë dhe për arsye praktike, ekipi i OSCAL ka ndërtuar një aplikacion mobil të cilin mund ta shkarkoni në këtë link.
Në të mund ta gjeni orarin për dy ditët, ndërsa secili sesion mund të bëhet bookmark që të merrni rikujtim në telefonin tuaj përpara se të fillojë e njëjta. Gjithashtu në të mund të gjeni listën e plotë të folësve, biografinë e tyre, si dhe më shumë informata për sesionet e tyre.

Regjistrimet për OSCAL 2017 vazhdojnë të jenë të hapura, janë falas dhe mund ti merrni këtu.

Për më shumë informata mund të klikoni këtu.

*************************************************************************************

Hyrja në konferencë është dhe gjithmonë do të jetë falas, por në qoftë se vlerësoni sado pak punën e vullnetarëve pas saj dhe doni të ndihmoni në organizimin e konferencës ju mund të zgjidhni një nga biletat e tjera, ku janë të përfshira hyrja në festën e pritjes të Premten e 12 Majit me snacks, fruta dhe pije freskuese gjatë eventit dhe një qese ose poster A2 të shtypura me cilësi të lartë në Athinë nga Tind dhe e dizenjuar nga Kleidi Eski.

oscal2 (800x517)

Në rast se ju nuk mund të na mbështesni financiarisht mos ngurroni të zgjidhni opsionin e “biletë pa pagesë (Free)”. Ne do të jemi më se të lumtur që t’iu kemi këtë vit në OSCAL.

Kujdes: pa një biletë (e paguar apo falas) nuk do të mund të hyni në konferencë.

Duke zgjedhur një nga opsionet e biletave ju mbështesni financiarisht vullnetarët e ekipit organizativ të OSCAL dhe Open Labs Hackerspace.

Dëshironi të regjistroheni për #OSCAL2017? Klikoni Këtu për të marrë biletën tuaj.

Me një biletë qoftë falas apo të paguar ne ju mirepresim këtë vit në #OSCAL2017

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP