Shkup, hapet Panairi i 7-të Ndëkombëtar i Turizmit

Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, u hap Panairi Ndërkombëtar i Turizmit “Skopje Travel Market”, i cili këtë vit organizohet për herë të shtatë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në panairin e organizuar në hapësirat e Panairit të Shkupit, krahas agjencive turistike vendore dhe ndërkombëtare, hoteleve dhe qendrave të zbavitjes, morën pjesë edhe stenda promovuese të shteteve të ndryshme.

Në panair u bë edhe hapja e stendës së Turqisë nga Zyra e Këshilltarit për Kulturë dhe Promovim pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup.

Në hapje morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend, si dhe të ftuar të shumtë.

Këshilltari për Kulturë dhe Promovim pranë Ambasadës së Turqisë në Shkup, Hakan Özçelik, në deklaratë për gazetarët, tha se në panairin e sivjemë po marrin pjesë me stendën e Turqisë.

Duke theksuar se Turqia është një shtet turistik, Özçelik tha se Turqia radhitet e gjashta në botë me mikpritjen e 40 milionë turistëve në vit. Sipas tij, në Turqi ka destinacione shumë të rëndësishme turistike.

“Të gjitha këto destinacione janë të volitshme. Aty kemi qendra të volitshme për turizëm cilësor. Në Turqi ofrohen shërbime shumë cilësore në aspektin e turizmit. Edhe çmimet janë maksimalisht të përshtatshme në krahasim me shtetet e tjera alternative. Të gjitha këto elemente e bëjnë Turqinë vend të spikatur botëror në fushën e turizmit”, vuri në pah Özçelik.

Përveç promovimit të destinacioneve turistike, në stendën e Turqisë, artisti i veprave artizanale të qelqit, Feridun Pekeş, shfaqi para vizitorëve shkathtësitë e tij artistike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button