Banka Botërore: Rritja ekonomike e Maqedonisë ngadalësohet si pasojë e krizës politike

“Banka Botërore për Maqedoninë parasheh rritje ekonomike për 2.8%, shifër e cila është më e vogël se ajo e vendeve të rajonit”, thuhet në raportin e rregullt ekonomik për Ballkanin Perëndimor, njofton Portalb.mk.

Rritja, ashtu siç shkruhet në raport, ndjeshëm po ngadalësohet si pasojë e uljes së investimeve, të cilat kanë qenë të goditura nga kriza politike.

Deficiti fiskal është ulur, por në llogari të investimeve kapitale.

“Pesa e investimeve kapitale është ulur, harxhimet shpenzimet janë rritur në vitin 2016, ndërkaq 30% e shpenzimeve të përgjithshme të Qeverisë janë për pensione”, deklaroi ekonomisti i zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni, Bojan Shimbov.

Banka Botërore gjithashtu e thekson edhe përkeqësimin e kapitalit njerëzor, që i implementon mundësitë për rritje dhe për kualitet të vendeve të punës.

“Më shumë se dy e treta nga 15 vjeçarët nuk kanë shkrim funksional, gjegjësisht aftësi në tre fusha kyçe: lexim, matematikë dhe shkenca natyrore. Maqedonia ka nivel më të ulët të regjistrimit të fëmijëve në shkollën fillore dhe në të mesme në rajon, duke e përjashtuar Bosnje dhe Hercegovinën dhe Kosovën”, thotë Shimbov.

Rekomandime kryesore për Maqedoninë janë konsolidimi fiskal dhe reforma strukturore, të cilat do të jenë të nevojshme që të stabilizohet borxhi publik.

Punësimet nga shteti në dy vitet e fundit ndjeshëm kanë ndikuar në neto-krijimin e vendeve të punës.

“Ata nga njëra anë e kanë zvogëluar papunësinë, por nga ana tjetër, pasi që për punësimet e tilla ka lirime, ndikojnë në paqëndrueshmërinë e sistemit shëndetësor dhe pensional, andaj duhet analizë për qëndrueshmëri”, thotë Shimbov.

Sipas drejtorit rajonal të Ballkanit Perëndimor, Elen Goldstin, sektori privat është i qëndrueshëm nga investimet, kompanitë nuk ndërmarrin hapa dhe rreziqe në mjedise me rrezik të lartë dhe është e nevojshme që të intervenojë shteti.

Banka Botërore këshillon që në afat të mesëm të vihen në theks investimet, ndërkaq të bëhen më pak shpenzime dhe zhvillimi të reflektohet në sektorin privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP