Maqedonia ngjitet në renditjen e FIFA-s, bien Shqipëria e Kosova

Reprezentacioni i Maqedonisë në Futboll, pas dy fitoreve të fundi, ka gjehtur veten në pozitën e 133 të renditjes së fundit të FIFA-s. Fillimisht Maqedonia e kishte mundur Lihteshtajnin në ndeshjen kualifikuese për kampionatin Botërorë të Futbollit, “Rusia 2018” ndërsa fitore shënoi edhe në ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë. Kjo ka bërë që Maqedonia të ngjitet për 33 pozita më lartë, që është hera e parë të ketë një ngritje kaq të madhe, pas asaj të vitit 1994, kur kishte ngritje për 29 pozita. Por nuk ishte puna mirë për Shqipërinë dhe Kosovën, pasi këto yë dyja kishin humbje në eliminatoret e Botërorit “Rusia 2018” e që u ka kushtuar me rënie në pozicione.

Reprezentacioni i Kosovës pas humbjes prej Islandës me rezultat 2:1 ka humbur gjashtë pozita duke u renditur në vendin e 170. Humbja prej Italisë dhe ajo në miqësoren me Bosnjën, kombëtares shqiptare i kushtoi me rënie për 12 pozita, e cila gjen vetin në vendin e 66.

Brazili tash ka marr kryesimin e listës duke lënë pas Argjentinën ndërsa në vendin e tretë dhe të katërt gjenden Gjermania, përkatësisht Kili. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button