Norvegjia prodhon nga uji mbi 96 për qind të energjisë së saj

Në muajin shkurt, Norvegjia ka prodhuar nga hidrocentralet e saj 96.3 për qind të nevojave energjetike, thuhet në informacionin e Entit Statistikor të Norvegjisë (SSB), raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas shifrave zyrtare të publikuara në muajin shkurt, Norvegjia ka prodhuar rreth 13,1 gigavat-orë energji elektrike, që është për 6,6 për qind më pak nga muaji shkurt i vitit 2016.

Vendi ka prodhuar energji elektrike nga tre burime të ndryshme.

Ndërkohë, 12,6 GWh energji elektrike është prodhuar nga hidrocentralet, ndërsa pjesa tjetër është prodhuar nga fuqia termike dhe nga era.

Shteti nordik, në shkurt ka konsumuar 11,7 GWh energji elektrike të prodhuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button