Gjykata Kushtetuese përkohësisht ndërpret vendimin e Qeverisë për fasadë baroku të QTQ-së

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme me shumicë votash solli vendim që të ngrit procedurë për vërtetimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së nenit 50 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik, sidomos për paragrafin 2 nga ky nen dhe termin “interes të veçantë”, njofton Meta.mk.

“Ndërtimi me interes të veçantë për të cilën do të përpunohet dokumentacion urbanistik- planor nga paragrafi 1 i këtij neni vërtetohet me vendim nga Qeverisë e Republikës së Maqedonisë”, thuhet në nenin 50, paragrafi 2 nga Ligji për planifikim hapësinor dhe urbanistik.

Me pranimin e nisjes, Kushtetuesja përkohësisht ndërpret vendimin e Qeverisë që Qendra Tregtare e Qytetit (QTQ), Opera dhe Baleti i Maqedonisë (OBM) dhe Biblioteka Nacional Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” të vishen me barok.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button