Humbje për tri ekipet shqiptare

Në kuadër të xhiros së 25-t, të Ligës së Parë futbollistike të Maqedonisë, skuadrat shqiptare Shkëndija, Shkupi dhe Renova kanë pësuar disfata.

Me humbjen prej 1:0 nga Rabotniçki, Shkëndija si duket po e humb garën për titullin kampion me Vardarin, pasi kjo e fundit ka fituar Renovën në terren mysafir.

Edhe pse Shkkëndija kishte shansin që e para të kalojë në epërsi me anë të Besart Ibraimit, i cili kishte disa raste, ndërkohë golashënuesi më i mirë i kampionatit nuk realizoi as penalti. Nga ana tjetër Rabotniçki realizoi gol me anë të Trajçevskit në minutën e 24-të.

Edhe skuadra tjetër tetovare, Renova ka pësuar nga ekipi shkupjan, por në këtë rast ishte Vardari. Golin e vetë të ndeshjes Bllazhevski në minutën e 73-t.

Shkupi ka pësuar disfatë në Shtip nga Bregallnica, më lehtë se sa ishte pritur. Bregallnica ka shënuar fillimisht në minutën e 18-t, me anë të Naumovit, i cili shënoi edhe golin e tretë në minutën e 44-t, ndërsa nga pika e bardhë shënoi Zdravkov. Në dy ndeshjet tjera Pelisteri – Sileksi dhe Makedonija Gj.P – Pobeda nuk kishte fitues, ndeshjet përfunduan pa gola të shënuar. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button