Ahmeti dhe Zaev, takim për zgjidhjen e situatës në Kuvend

Sot pasdite është realizuar një takim i shkurtër mes Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit me qëllim gjendjen e një zgjidhje për zhbllokimin e Kuvendit.

Takimi është realizuar në hapësirat e LSDM-së, ndërsa është biseduar edhe për kryetarin e ri të Kuvendit.

Nuk ka të dhëna zyrtare nëse është vendosur diçka konkretisht rreth strategjisë që LSDM tashmë prej ditësh e ka paralajmëruar për të zhbllokuar punën e Kuvendit, njofton TV24.

BDI thotë se mundësitë që kanë në disponim janë: shumica të presë që të mbarojë debati maratonik në Kuvend ose liderët e partive parlamentare të gjejnë dalje përmes takimeve mes liderëve të partive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button