LG G3 me ekran QHD

Deri më sot është folur shumë për modelin e ri të telefonit të avancuar të LG-së, përkatësisht gjeneratën e tretë të linjës LG G3. Dhe tani, llogaria e famshme në Twitter e cila zbulon fakte të shumta për pajisjet e reja mobile – @evleaks, ka raportuar se LG G3 do të sjell ekranin e bazuar në QHD.

Ndërkaq, PhoneArena ka raportuar se LG G3 do të posedojë ekranin me diagonalen prej 5.5-inç, me 2560 x 1440 piksel, dhe për këto të dhëna, faqja e citon një burim brenda kompanisë LG.

Ky mund të jetë densiteti më i madh i pikselëve për një telefon të mençur mobil, duke marrë parasysh se ky model do të debutojë para rivalit Oppo Find 7, i cili gjithashtu pritet të vijë me rezolucion në QHD, transmeton Telegrafi.

Burimi i njëjtë i informacionit ka thënë se LG G3 do të vijë me “softuer të avancuar personal”, edhe pse nuk dihet nëse është menduar në Google Now, apo ndonjë aplikacion të vetë LG.

Thashethemet e mëhershme raportonin se LG G3 do të jetë rezistues ndaj ujit, ndërsa procesori i telefonit pritet të sjell Snapdragon 801 me 2.5GHz dhe opsionet me 2/3GB RAM. Debutimi i LG G3 pritet të ndodhë në mes të muajit maj.

Lajme të ngjashme

Back to top button