Messi u kundërpërgjigjet kritikëve

Leo Messi së fundi ka marrë kritika për paraqitje ‘të dobët’ te Argjentina. Por, ylli i Barcelonës thotë se nuk iu kushton vëmendje këtyre kritikave, shkruan Express, përcjell Portalb.mk.

“Kritikat që kam marrë nuk është diçka që më intereson, sepse unë e di për gjërat që kanë ndodhur,” ka deklaruar Messi.

“Unë i kuptoj njerëzit që gjithmonë duan të ne të fitojmë dhe kërkojnë që ne të fitojmë një trofe”, ka theksuar ai.

Argjentina ka dështuar ta fitoj Kupën e Botës në vitin 2014, kur është mposhtur nga Gjermania, derisa ka lëshuar nga duart edhe trofeun e Copa Amerika, në vitin 2016, kur ka humbur nga Kili.

“Medalja e artë olimpike në vitin 2008 është fitore që unë e vlerësoj më shumë për shkak se ajo është një turne që ju mund të luani vetëm në një herë në jetën tuaj”, ka theksuar Messi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button