Osmani: Tërheqja e BDI-së nga Qeveria nuk do ta zhbllokojë Kuvendin

“Ajo çfarë po flitet nëpër media se tërheqja e një të tretës së ministrave të BDI-së nga Qeveria do të nënkuptonte zhbllokim i Kuvendit, nuk është e vërtetë”, deklaroi dje zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në emisionin “Click plus”, njofton Portalb.mk.

“Tërheqja e ministrave të BDI-së nga Qeveria do të ketë pasoja juridike. Ajo çfarë është thënë se me dorëheqjen e tyre do të rrëzohet tërë Qeveria, ajo nuk është e vërtetë. Ka porosi politike që BDI është e gatshme që të jep dorëheqje dhe me dorëheqjen e ministrave të tregohet se nuk ka kurrfarë mëdyshje, dhe se BDI do të bëjë gjithçka që është në fuqi të saj që të krijohen institucione të reja dhe të materializohet koalicioni me LSDM-në”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Ti nje mendjemadh dhe pa fije turp e ndergjegjeje qe e prune Miletin si ne vitet e kohes se Rankoviqit ke mbet me na shit mend dhe aspak nuk skuqesh be fytyre….
    Si s’te vjen turp ende te thiresh ne Uck te cilin e tradhtovr dhe as M.O. e implementove…..
    Si s’ te vjen turp te manipulosh edhe pas 13 viteve se do ta relalizosh M.O….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button