Tesla bëhet prodhuesi më i mirë amerikan i automjeteve

Kompania Tesla u bë prodhuesi më i mirë i automjeteve në SHBA duke lënë pas General Motors dhe Ford, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas Wall Street, prodhues i makinave elektrike me seli në Luginën Silikon, Tesla ka arritur normën e tregut në vlerë rekord prej 53.07 miliardë dollarë.

Tesla kështu u bë më e vlefshme se rivali General Motors, vlera e së cilës në treg është 49.61 miliardë dollarë.

Kompania Ford, e cila u themelua një shekull para Teslas, tani ka rënë në vendin e tretë me normën e tregut me vlerë prej 45.19 miliardë dollarë.

Numri i makinave të prodhuara nga Tesla është dukshëm më i vogël në krahasim me kompanitë konkurruese GM dhe Ford.

Vitin e kaluar, Tesla ka shitur gjithsej 40.700 makina, ndërsa Ford ka shitur 2.6 milionë automjete. General Motors, e cila në përbërje të saj ka brendet si Chevrolet dhe Cadillac, ka arritur shifrën prej 10 milionë automjete të shitura vitin e kaluar.

Vlera e tregut të Tesla është ngritur me rastin e promovimit të automobilit Model 3, e cila në ofertën bazë do të kushtojë 35.000 dollarë amerikanë dhe do të jetë automobili më i lirë i Teslas ndonjëherë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button