Maqedoni, aksident i tmerrshëm, dy të vdekur

Dy persona e kanë humbur jetën në aksidentin e trafikut që ndodhi dje në rrugën rajonale Shkup – Veles tek fshati Rzhaniçinë.

Siç njoftoi MPB-ja në buletinin ditor, aksidenti ka ndodhur në orën 15:10 në f. Rzhanipinë-Shkup tek udhëkryqi me rr.”3″, kur shoferi i automjetit “Audi” me targa të Shkupit, S.SH (54) nga Draçeva ndërsa ka kryer tejkalim të “Citroen Sakso”, gjithashtu, me targa të Shkupit, pronësi e auto-shkollës, ndërsa i drejtuar nga kandidati për shofer S.G. (24) nga Shkupi nën mbikëqyrje të shoferit instruktor S.R. (48) nga Shkupi, me automjetin ka dalë nga rruga dhe ka goditur në gardhin nga oborri i shtëpisë në f.Rzhaniçinë.

Në vendin e ngjarjes jetën e kanë humbur shoferi S.SH. dhe bashkëudhëtari B.S.(25) nga Shkupi, ndërsa në SPQ Shkup është paraqitur edhe bashkëudhëtari i tyre A.S. (21), thuhet në kumtesë.

Ekspertizë kanë realizuar Prokurori publik dhe ekip nga SPB-Shkup. Me urdhër PP, trupat e viktimave janë dhënë në autopsi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button