Shqipëria nuk lëshon pe, mbetet në pozicionet e saja Kushtetuese

Deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe shefit të diplomacisë Ditmir Bushati lidhur me shqiptarët në Maqedoni, ka nxitur reagimin e Shkupit zyrtar. Ministria e Jashtme ftoi ambasadorin shqiptar Fatos Reka për ta porositur që Shqipëria të mos përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë. Sipas Ministrisë së Jashtme, me këto veprime, Shqipëria cenon marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke nxitur kështu edhe retorikë ekstremiste, njofton Alsat M.

“Deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë dhe Ministrit për Punë të Jashtme në lidhje me binacionalitetin dhe rregullimet kushtetuese është përzierje e drejtpërdrejtë në punët ë brendshme të Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si “sllavomaqedonas” është etiketim nënçmues dhe diskriminues”, thanë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë.

Nga Ministria e Jashtme në Shqipëri thonë se Rama dhe Bushati nuk heqin dorë nga qëndrimet e tyre për zhvillimet në Maqedoni.

“Pozicioni i Shqipërisë në këtë çështje është i qartë. Nuk kemi asgjë as për të shtuar. Shqipëria do të qëndroj në pozicionin e saj Kushtetues!”, deklaruan nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button