Bejli: SHBA pret formim të Qeverisë në Maqedoni

Nën organizimin e Këshillit Euro-Atlantik, sot në shtëpinë e ARM-së, është shënuar 68 vjetori i formimit të NATO-s, njofton Portalb.mk.

Kryetari i Këshillit Euro-Atlantik, Ismet Ramadani, tha se të gjithë ata që punojnë për afirmimin e vlerave Euro-Atlantike, kontribuojnë për jetë më kualitative, siguri dhe drejtësi. Ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, tha se roli i Aleancës Euro-Atlantike është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në botë, zhvillimin e të drejtave të njeriut, gjithashtu edhe për ndalimin e luftërave dhe zhvillim të vendeve. Sipas tij, integrimet euro-atlantike ngelen prioritet për Republikën e Maqedonisë.

Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, tha se SHBA-ja pret formim të Qeverisë e cila do të jetë e përkushtuar që të formohet agjenda e integrimeve të vendit në BE dhe NATO.

“Ka pasur zgjedhje në dhjetor për të cilat u vlerësua se kanë qenë kredibile. Deputetët u ulën në Kuvend, u deklarua shumicë parlamentare dhe mendojmë se nuk është në pajtueshmëri me parimet demokratike dhe me Kushtetutën që të mos lejohet formimi i Qeverisë. Gjithashtu fundi fundit, nga liderët politik dhe nga qytetarët e Maqedonisë do të varet se si do të shkojë përpara, por kjo është kyçe për integrimin e NATO-s dhe në Bashkimin Evropian, ashtu siç tha kryetari i Këshillit të Evropës”, tha Bejli.

Ai gjithashtu tha se, nuk mundet që të spekulojë për hapat e mëtutjeshëm derisa nuk formohet Qeveria së shpejti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button