Dy persona e humbën jetën në aksidente në Shkup

Dy persona e humbën jetën në fatkeqësi komunikacioni gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Nga gjithsej 13 aksidentet që kanë ndodhur dje, dy persona janë lënduar rëndë, shtatë persona janë lënduar më lehtë, ndërkaq në katër është shkaktuar vetëm dëm material.

Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak numrit të madh të shkeljeve tek 18 drejtues të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, një drejtues e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe është përjashtuar nga komunikacioni, tre drejtues kanë kaluar në semafor të kuq, si dhe 16 shoferë e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur edhe 44 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë mënjanuar 49 automjete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button