Deklaratat e Ramës dhe Bushatit, ambasadori i Shqipërisë ftohet në bisedë në MPJ-në e Maqedonisë

“Pas deklaratave fyese dhe komenteve nga persona zyrtar të Republikës së Shqipërisë, të drejtuara drejt Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, dje në Ministrinë e Punës së Jashtme të Maqedonisë ka qenë i ftuar në bisedë ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç shkruhet në kumtesë, në takim është potencuar se “deklaratat e kryetarit të Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë për binacionaliteti dhe ndryshim të rendit kushtetues në Republikën e Maqedonisë janë përzierje e hapur në punët e brendshme të Republikës së Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si “sllavomaqedonas” është dhe diskriminues ndaj maqedonasve dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”.

“U theksua se porositë e këtilla janë provokim serioz për fqinjësinë e mirë të cilët duam ta kemi. Ata bëjnë dëm afatgjatë në lidhjet në rajon dhe nxisin retorikë ekstremiste. Ajo çfarë na duhet në rajon është që të bashkohemi rreth integrimit në BE, paqe dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në kumtesën e MPJ-së së Maqedonisë.

LEXO: Shefi i diplomacisë shqiptare Bushati pa dorëza diplomatike: Gruevski dëshiron krizë ndër-etnike

LEXO: Rama për ‘France 24’: Në Maqedoni s’ka minoritet, por një etni shqiptare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button