AUV konfirmon zyrtarisht shkakun e helmimit i punëtorëve të ndërmarrjes “Lear” të Tetovës

Stafilokoka aureus në makaronat, tek kuzhinieri dhe tek personi që e ka shërbyer darkën, është shkaku për helmimin e javës së kaluar të të punësuarve, gjithsej 120, në fabrikën Lear.

Këtë e konfirmoi sot Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) pasi që i mori rezultatet nga analizat e kryera laboratorike të mostrave të marra nga ushqimi dhe kampioneve të marra nga hapësirat e punës nga kuzhina në objektin ku është përgatitur ushqimi për nevojat e fabrikës nga Tetova dhe nga salla e ngrënies.

Sipas AUV, është parashtruar kundërvajtje kundër operatorit të ushqimit, ndërsa me siguri do të parashtrohet edhe kallëzim penal.

“Me analizat është vërtetuar prania e bakterit edhe në pjesën e kampioneve të marra nga hapësirat e punës në kuzhinë ku ushqimi është përgatitur. Objekti për përgatitje dhe për shërbim të ushqimit (kuzhina dhe salla e ngrënies) janë mbyllur, shërbimet inspektuese kanë urdhëruar masa për mënjanim të parregullsive të konstatuara me kontrollin e jashtëzakonshëm, të cilën e kanë kryer ekipe të AUV, inspektimi sanitar dhe Qendra për shëndet publik në prani të prokurorit publik”, informoi AUV.

Objekti për përgatitje dhe për shërbim të ushqimit do të hapen sërish pas zbatimit të masave të urdhëruara dhe pas hetimeve të sërishme të kryera laboratorike, të mostrave të mara nga kampionet nga hapësirat e punës, me të cilat do të konfirmohet siguria.

LEXO: Prokuroria dhe policia kryen ekspertizë në “Lear” pas helmimit të punëtorëve

LEXO: Tetovë, rreth 220 të punësuar të fabrikës “Lear” janë helmuar nga ushqimi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button