Ndërron jetë kantautori Françesk Radi!

Kantautorii i mirënjohur i muzikës së lehtë shqiptare, Françesk Radi, u shua!

Kantautori ndërroi jetë më moshën 67-vjeçare. Ai u shtrua në spital disa ditë më parë në gjendje të rëndë pas një hemoragjie cerebrale, transmeton Top Channel.

Françesk Radi ka marrë pjesë në disa festivale të muzikës së lehtë shqiptare. Këngët e para të realizuara prej tij janë në vitet ’70, “Adresa” dhe “Biçikleta”. Ishin pikërisht këto dy këngë me të cilat u prezantua suksesshëm me publikun.

Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90 duke sjellë disa krijime, si në 1996 “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, etj.

Françesk Radi kreu Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve në Tiranë. Ka punuar gjatë në estradë si kitarist dhe kantautor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button