Gjorçev: Deklaratat e Bushatit dhe Ramës godasin sovranitetin tonë

“Opinioni në Maqedoni çdo ditë është dëshmitarë i deklaratave që godasin çështjet e brendshme dhe sovranitetin e vendit. Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati rekomandon që Platforma e Tiranës të futet, të vendoset dhe të bëhet pjesë përbërëse e Kushtetutës së RM-së ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama pa regjistrim përmend numra prej 35% popullatë shqiptare në Maqedoni”, reaguan sot nga VMRO DPMNE ndaj intervistës së shefit të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati për “Euroaktiv”.

Anëtari i Komitetit Ekzekutiv i VMRO DPMNE-së, Vladimir Gjorçev sot në konferencë shtypi deklaroi se ajo që i duhet Maqedonisë nuk janë platformat e huaja dhe përzierja nga jashtë, por bashkim rreth interesave shtetërore dhe nacionale.

Ai akuzoi LSDM-në se hesht ndaj deklaratave të këtilla dhe se me këtë drejtpërdrejtë miraton politikat kundër- shtetërore dhe kundër- nacionale “që po i imponohen Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button