Stavrev referon derbin në Shkup, Meçkarovski në Tetovë

E mërkura është rezervuar për tu luajtur ndeshjet e xhiros së 25-t, të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë (LPFM), ku sigurisht se derbi i javës do të luhet në Shkup në mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës, ndërsa gjithashtu shumë interesante pritet të jetë edhe ndeshja në Tetovë, ku Renova do të luajë ndaj liderit dhe kampionit aktual Vardarit të Shkupit.

Pikërisht sot është bërë edhe shorti i gjyqtarëve që do ndajnë drejtësinë në këto ndeshje, ndërsa është Aleksandar Stavrev ai i cili do të referon në derbin në Shkup në mes Rabotniçkit dhe Shkëndijës, ndërsa në Tetovë shorti ka nxjerrë refer Dimitar Meçkarovskin. Në duelin që Shkupi do të luajë si mysafire e Bregallnicës në Shtip, drejtësinë do ta ndajë Dalibor Gjorgjevski, ndërsa në duelin e dy ekipeve që kërkojnë shpëtimin Makedonija Gj.P. – Pobeda, do të referon tetovari Josip Barton. Ndeshjen Pelisteri – Sileksi do ta referon Marjan Markoski. Të gjitha ndeshjet e LPFM-s, këtë të mërkurë do të fillojnë në orën 16:00. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button