Horoskopi ditor, e martë 3 janar 2023

DASHI – Hëna sot është në kundërshtim me shenjën tuaj. Këshilla që mund t’ju jepet sot është të ndani jetën profesionale nga ajo sentimentale, në të kundërt mund të lindin tensione ose situata të sikletshme. Tregohuni të kujdesshëm për sa i përket jetës në çift, mundohuni të mos tregoheni shumë të shpërqendruar sidomos ata që kanë një jetë sentimentale jo të kënaqshme.

DEMI – Falë një drite të veçantë që ju përshkon sot do të jeni magnetik dhe tërheqës, gjë e cila do t’ju bëjë të jeni joshës në dashuri dhe do të keni mundësi të vlerësoheni nga kolegë e bashkëpunëtorë në punë. Marsi ju këshillon të mos lodheni shumë. Kush punon në varësi të dikujt, do të kalojë një ditë të këndshme dhe argëtuese, falë një ambienti pune shumë stimulues.

BINJAKËT – Me kalimin e Hënës te shenja e Peshores mund të shikoni ndryshime pozitive në sektorin profesional. Biznese të reja do t’ju propozohen dhe situata alternative ju ofron mundësi të ndryshme për të bërë karrierë. Dashuria shfaqet shumë mirë. Mos refuzoni një ftesë në mbrëmje edhe pse do t’ju vijë në momentin e fundit.

GAFORRJA – Hëna në shenjën tuaj ju bën të keni dëshirë për paqe e qetësi. Do të jetë pikërisht Hëna që ju bën të jeni më romantik, sa që do të çudisni partnerin e në qoftë se jeni singëll, do të keni dëshirë të luani. Do të keni një ide gjeniale se si mund të përmirësoni situatën tuaj profesionale e financiare.

LUANI – Këmbëngulja dhe ambicia do të jenë dy karakteristika që do të spikasin më shumë te ju sot. Falë këtyre cilësive do të arrini rezultate të shkëlqyera profesionale, vetëm bëni kujdes me çështje të natyrës ekonomike. Në dashuri do të ndiheni mjaft euforik.

VIRGJËRESHA – Gjatë kësaj dite, falë Hënës te shenja e Jupiterit ndjeheni të tërhequr nga argëtimet dhe nga të gjitha kënaqësitë e jetës, qofshin këto të mëdha ose të vogla. Lajme të mira vijnë dhe nga sektori profesional. Dita e sotme do të jetë e pasur me kënaqësi si personale e materiale, cilado qoftë situata juaj në punë.

PESHORJA – Hëna në transit tek shenja juaj mund t’ju bëjë të ndjeheni të trishtuar e në disa raste duke shfaqur tendencën për t’u dukur sikur jeni ju viktimat. Kurajë: nuk është e mundur që të gjithë e kanë kapur me ju sot! Ka ardhur momenti të ndryshoni rrjedhën e jetës sentimentale, deri tani keni kërkuar vetëm të argëtoheni, ndërsa tani po i merrni gjërat seriozisht.

AKREPI – Ju pret një moment pasigurie e ndoshta do t’ju duhet të shtyni për më vonë vendime të rëndësishme. Fati do t’ju ndihmojë dhe këtë do ta demonstrojë dhe pozicioni i formuar nga Hëna dhe Jupiteri. Ju mundohuni të jeni sa më racional dhe objektiv. Forma juaj fizike nuk do të jetë dhe aq e mirë, kështu që shmangni aktivitetet sportive.

SHIGJETARI – Aleanca midis Hënës dhe Mërkurit ju shoqëron drejt një dite të shkëlqyer sidomos nën profilin profesional. Përfitoni! Momente magjike dhe të paharruara parashikohen për ata që janë të dashuruar, por edhe ata që janë singëll nuk kanë pse të ankohen, do të jenë më me fat se zakonisht në takimet e tyre.

BRICJAPI – Sot mund të keni fat, në qoftë se vini ndonjë bast ose luani poker falë Hënës që ju jep intuitë të shkëlqyer. Në punë vëmendja dhe përqendrimi juaj do të jetë shumë i lartë ndaj personave që duan t’jua hedhin. Për ta bërë sa më magjike dashurinë mendon Afërdita.

UJORI – Një qiell i favorshëm ju lejon të kaloni një ditë të bukur. Në punë do të jeni një vullkan idesh, projektesh dhe iniciativash. Paraqitet mirë dashuria, ku mirëkuptimi me partnerin do të jetë i shkëlqyer.

PESHQIT – Do të ndjeheni në siklet në disa situata ose ndaj një sjellje të vendosur karshi personave që keni pak konfidencë. Mos u shqetësoni, tregohuni të natyrshëm dhe lërini gjëra të marrin rrjedhën e tyre. Në qoftë se keni një lidhje të bukur dashurore hidheni mënjanë xhelozinë që mund t’ju torturojë në thellësi të zemrës suaj. Mbani për vete dyshime të ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button