Të gjitha përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për t’u rikthyer “më e fuqishme” se më parë

Që nga fushata zgjedhore e vitit të kaluar e deri më sot, partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, vazhdimisht ka propaganduar dhe ka dalë me fushata të ndryshme, për t’u rikthyer në skenën politike “më fuqishëm se më parë”, pas skandalit të përgjimeve. Megjithatë, të njëjtat partia në pushtet i ka paraqitur si “masa që vendin ta nxjerrin nga kriza politike”, edhe pse të njëjtat deri më tani nuk kanë rezultuar si pozitive dhe të suksesshme, pasi Qeveria është ende teknike, Kuvendi është i bllokuar, ndërkaq presidenti nuk ia jep mandatin shumicës parlamentare, shkruan Portalb.mk.

Katica Janeva e Prokurorisë Speciale, nuk është “kundërshtarja” e vetme e Gruevskit, e cila gjendet në “defterin” e “fushatave” kundër saj, pasi që e njëjta atë dhe bashkëpartiakët e tij i ndjek për krim të organizuar. Sipas asaj që ka deklaruar VMRO-DPMNE, vazhdimisht ka pasur “dikush” që ka “përzier diçka” që Maqedonisë “të mos i shkojnë punët mbarë”.

Portalb.mk, për lexuesit ka mbledhur shumicën e “fushatave” më të bujshme që VMRO-DPMNE-ja e Gruevskit i ka bërë që nga zgjedhjet e vitit të kaluar duke filluar nga tetori i po të njëjtit vit:

  • 16.10.2016 – fushata 63 deputetë kundër shqiptarëve

Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski, më 16.10.2016, kërkoi shumicë parlamentare prej 63 deputetëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Këto deputetë siç ta ai, do të ishin garanci për të “siguruar paqe” në vend dhe për “të mos e kërëncëuar shqiptarët”.

Frikën se humbja e Gruevskit mund të pësojë luftë VMRO-DPMNE-ja e zmadhoi para qytetarëve të Maqedonisë edhe megafonëve medial të saj. Këta të fundit u munduan ta bindin opinionin se pse është patriotike kërkesa e Gruevskit që të mos lejohet dygjuhësia, ndërsa shkuan deri në atë pikë që thanë se nëse ka dygjuhësi, shqiptarët do të shpërngulen dhe do t’i përzënë maqedonasit që jetojnë në lindje të vendit. Gruevski gjithashtu tha se nëse lejohet dygjuhësia do të ketë “federalizim, kantonizim dhe ridefinim të shtetit”.

  • 17.12.2016 – fushata për “desorosoizim” dhe kundër ambasadorëve të huaj

Më 17 dhjetor në një protestë përpara KSHZ-së, Gruevski e paralajmëroi fushatën e “desorosoizimit”, gjegjësisht kundër sektorit civil pasi sipas tyre, ata punojnë për interesa të huaja. Pos sektorit civil, Gruevskit i kishte faj edhe “ndërhyrja” e disa ambasadorëve, për të cilin ai edhe refuzoi takime me ta. Pas kësaj, ambasadorët kanë qenë në shënjestër të vazhdueshme të kritikave të VMRO-DPMNE-së, madje në opinion u shfaqën edhe disa nekrologë me  fotografitë e tyre.

  • 04.01.2017 – fushata për zbutje të fjalorit ndaj shqiptarëve

Në periudhën kur duhej të bënte koalicion me partinë e Ali Ahmetit, Gruevski me një sërë intervistash nëpër protale, gazeta dhe televizione të afërta me të, filloi ta zbusë fjalorin ndaj shqiptarëve. Për dallim nga periudha parazgjedhore Gruevski thoshte se “ai nuk është ashtu siç e njohin shqiptarët”.

Gjatë bisedimeve për koalicion qeveritar, VMRO-BDI, disa anëtarë të BDI-së ishin kundër hyrjes në Qeveri me Gruevskin. Ndaj të njëjtëve, partia e Gruevskit ka bërë trysni të vazhdueshme nëpërmjet instrumenteve të ndryshme shtetërore. Për së pari herë inspektorët e “sulmuan” Nevzat, Bejtën, ndërkaq më pas të njëjtët vazhduan edhe te Teuta Arifi dhe Izet Mexhiti, tre kryetarë komunash të cilët ishin negociues me anëtarët e LSDM-së.

  • 25.01.2017 – fushata “fituesi me fituesin” 

Fushatën “fituesi me fituesin”, VMRO-DPMNE-ja e filloi pas zërave se BDI-ja mund të bëjë koalicion me LSDM-në. Gruevski edhe pse dikur kishte thënë se nuk ekziston një parim i tillë, ai dhe parti e tij propagandonte se një gjë e tillë duhet të respektohet.

Ahmeti ia ktheu shpinën Gruevskit. BDI tha se nuk janë marrë  vesh për PSP-në, VMRO-DPMNE-ja tha se nuk janë marrë vesh për dygjuhësinë. Gruevski kërkoi zgjedhje të reja.

  • 02.02.2017 – fushata kundër ambasadorit Bejli

Radio Televizioni i Maqedonisë, nëpërmjet korrespodentit të SHBA-së, në fillim të shkurtit, nxori një kronikë në të cilën disa kongresmenë republikan të SHBA-së flasin kundër ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli. Që nga fushata zgjedhore, VMRO-DPMNE-ja ka udhëhequr fushatë kundër Bejlit, të cilët më pas gjithashtu njoftuan se kanë dërguar kërkesë deri te presidenti Donald Trump dhe partia republikanë që ta kontrollojnë punën e Bejlit në Maqedoni, duke e akuzuar se punon nën diktat të Sorosit dhe LSDM-së.

  • 17.02.2016 – fushata “përsëri kundër shqiptarëve”

Sa më afër marrëveshjes ishin LSDM me BDI-në, aq më shumë partia e Gruevskit e rritëte trysninë duke propaganduar se “Zaev do të pranojë gjithçka që t’i avancojë shqiptarët vetëm të shpëtojë nga burgu”. Gruevski vazhdimisht përsëri e ka rritur tonin nacionalist duke thënë se nuk do të lejojë që të zbatohet dygjuhësia në Maqedoni.

  • 26.02.2016 – fushata për thirrje të popullit për mbrojtje të Maqedonisë

Dy ditë pasi BDI-ja ia dha nënshkrimet LSDM-së, Gruevski në një intervistë tha se “kur shteti është i sulmuar, vetëm populli mund ta mbrojë”. Sipas tij, “faktorët e huaj” duan t’ia ndryshojnë emrin dhe identitetin e maqedonasve.

  • 24.02.2016 – fushata për përkrahje të VMRO-DPMNE-së nga qytetarët

“Tvrdokorni”, ky ishte emri i një shoqate të padëgjuar më herët, e cila doli “në mbrojtje të Maqedonisë”, por edhe të VMRO-DPMNE-së. Pas kësaj u paraqitën një sërë shoqatash “patriotike” të cilat “e mbronin Maqedoninë”. Dy ditë më vonë “Tvrdokornit” u bënë u transferuan në “për Maqedoni të përbashkët” e cila edhe sot e kësaj dite po proteston nëpër rrugët e Maqedonisë kundër Platformës Shqiptare dhe kërkesave për barazi. Me daljen në pah të të njëjtëve, u rritën sulmet dhe rastet e dhunës, ku rezultoi gjithashtu edhe me rrahjen e dy gazetarëve. Të njëjtëve iu bashkuan edhe klerikë fetarë ortodoks të cilët bënin thirrje politike.

Për shkak “Platformës Shqiptare”, Ivanov nuk ia dha mandatin Zoran Zaevit të LSDM-së me çka e thelloi krizën politike në vend. Ivanov te protestuesit e VMRO-DPMNE-së u shpall si hero dhe pasi që sipas tyre ai i mbron “interesat e Maqedonisë”. Ndaj këtij vendimi reaguan faktori i brendshëm dhe ndërkombëtarë, megjithatë i njëjti e dëgjon “vetëm zërin e Gruevskit”.

  • 03.02.2017 – fushata kundër Shqipërisë dhe Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë i ka porositur politikanët në rajon që “të fokusohen në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të tyre, në vend që të përzihen në punët e brendshme të Maqedonisë”, duke aluduar në Edi Ramën dhe Hashim Thaçin. Deklarata të njëjta patën edhe kryeministri Emil Dimitriev dhe presidenti Gjorge Ivanov.

Nga publikimi i Platformës shqiptare më 7 janar të këtij viti, VMRO DPMNE disa herë ndryshonte terminologjinë gjegjësisht fjalët dhe shprehjet me të cilat në njoftimet, deklaratat dhe intervistat e quante këtë “dokument”.

Terminologjia e VMRO DPMNE-së filloi me fjalën “Platformë”, më pas “Platforma e re”, “Platforma Nacionale”, “Platforma e Shqiptarëve” e deri në “Platformë mbarëshqiptare”, “platforma nga Tirana” dhe “Platforma Tiranase”.

Pasi VMRO-DPMNE-ja “uzurpoi” foltoren në Kuvend, dhe nuk lejonte që të zgjidhet kryetari i Kuvendit, Gruevski doli me “udhërrëfyes” që të arrihet marrëveshje mbipartiake për çdo zgjidhje të ardhshme të dallimeve të brendshme vetëm në suazat e institucioneve, pa involvi nga faktorë të huaj. I njëjti nuk u pranua nga partitë parlamentare.

Pasi nuk pati sukses “udhërrëfyesi”, VMRO-DPMNE-ja prezantoi “Manifestin” si dokument me të cilin, siç thanë ata paraqesin “vizionin” e partisë për shtetin. Ata me këtë dokument Maqedoninë e shohin si “vend të vetëm amë të maqedonasve, ku të bashkuar jetojnë të gjithë qytetarët që janë pjesë e popujve shqiptarë, turk, vlleh, serb, rom, boshnjak etj.”. Të njëjtin gjithashtu nuk e pranuan partitë politike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button