Një familje 4 anëtarëshe ka 3800 euro borxh!

Bankat edhe përkundër ashpërsimit të kushteve për dhënien e kredive, qytetarët e Maqedonisë gjithnjë e më shumë po futen në kredi të reja, shkruan gazeta KOHA.

Të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM) tregojnë se në kuartalin e tretë të vitit 2016, borxhi i total i qytetarëve për kredi është rreth 2 miliard euro, apo çdo familje katër anëtarëshe ka një minus prej 3.800 euro. Futja në borxhe të reja, sipas BPM-së, tanimë 10 vitet e fundit është bërë trend dhe se kjo praktikë e marrjes se kredive të reja nga qytetarët do të vazhdoj edhe gjatë këtij viti.

“Pjesa më madhe e këtyre janë kredi të konsumit të gjerë siç janë për gjëra ushqimore apo për të mbuluar minuset e mëparshme në llogaritë transakcionale dhe kartelave kreditore, si dhe kredi për blerjen e aparateve për amvisëri”, thuhet në raportin e BPM-së.

Më tej, në raportin e fundit të BPM-së në fund të kuartalit të tretë të vitit 2016, thuhet se qytetarët e Maqedonisë bankave u kanë borxh për kredi banesore 484.7 milionë euro, nga bankomatet përmes kredi kartelave janë futur në borxh 201 milionë euro, ndërsa në llogaritë transakcionale – gjegjësisht një rrogë minus ka arritur shifrën prej 94 milionë euro, si dhe për të blerë vetura të reja janë marrë kredi në vlerë prej 5 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button