Sa fiton Porsche për një automobil të shitur?

Sipas raportit vjetor financiar që e ka publikuar grupi Volkswagen, Porsche ka pasur fitimin më të madh për një automobil të shitur në këtë grup në vitin 2013.

Për çdo automobil të porositur ky prodhues mesatarisht ka fituar 16.700 euro.

Pas tij vjen Bentley, me 15.500 euro të fituar për një automobil të shitur.

I treti në brendin VW për fitim nga shitja është Scania. Në çdo kamion të shitur kompania ka fituar 12.200 euro.

Dashamirët e Lamborghini me siguri nuk pyesin cili është fitimi mesatar për një automobil të tillë super sport. Për fat të keq, Volkswagen shënimet për Lamborghini-in i ka publikuar bashkë me fitimin për Audi, në përbërje të të cilit është ky prodhues italian.

Kështu, Audi, bashkë me Lamborghini, në vitin 2013 ka pasur fitimin mesatar prej 3.750 euro për automobil të shitur.

Është interesant se kur bëhet fjalë për markën amë, Volkswagen, grupi për një automobil të shitur ka fituar gjithsej 610 euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button