Klark: Zgjidhni sa më shpejt krizën politike në vend

Sekretarja e përgjithshme në Kombet e Bashkuara, Helen Clark, gjatë interviste për Radion Evropa e Lirë, ka folur rreth krizës politike në Maqedoni, duke thënë se sa më shpejt të zgjidhet kriza politike në Maqedoni, aq më mirë është për vendin.

“Nga pikëpamja e Kombeve të Bashkuara, ne vërtetë do të donim të shihnim zgjidhje të shpejtë të krizës në pajtim me Kushtetutën, për shkak se votuesit presin që vullneti i tyre të respektohet. Në interes të vendit është të gjendet dalje nga kriza politika, aq më shpejtë sa është e mundur në pajtim me Kushtetutën”, deklaroi Helen Clark.

Clark ka folur edhe për ndotjen e ajrit në Maqedoni, duke e cilësuar si një situatë emergjente.

“Është e pabesueshme që një vend i vogël ka 3 qytete ndër 10 më të ndoturit në Evropë. Por sigurisht se ka përgjigje edhe për këtë.

Përgjigjet nuk janë çdo herë të lehta dhe zakonisht tregojnë për nevojën që të ndryshohet diçka, si për shembull politikat ose ligjet dhe rregullativat, por edhe sjellja e qytetarëve”, tha Clark.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button