E dini se jeni më të shëndetshëm kur jeni single? Ja 7 arsyet

Të jesh në një lidhje vetëm sa për të qenë nuk është arsye e mjaftueshme, ani pse të duhet që të ndihesh i “kompletuar” ose të plotësoni atë aspekt të jetës suaj, shkruan Huffingtonpost. Dr.Jess thotë se “unë nuk besoj se është universalisht e shëndetshme të jesh single ashtu siç nuk është universalisht se je i shëndetshëm kur je në një lidhje. Ajo se çfarë është e shëndetshme për ju varet nga situatat specifike- mosha juaj, historia e lidhjeve tuaja, shëndeti emocional, stili social, prirjet personale”. Por cilat janë të mirat e të qenurit single?

1.Bën më shumë ushtrime
Ju mund të keni lexuar titujt e fundit se martesa është kura për gjithçka- për sëmundjet e zemrës, depresionin- por kur shikoni më mirë disa nga hulumtimet, ka disa të dhëna të cilat sugjerojnë se të jesh single bën mirë për shëndetin tuaj.

“Një studim me 13.000 amerikanë nga mosha 18 deri 64 vjeç ka gjetur se ata që nuk janë të martuar bëjnë më shumë se personat e martuar, të divorcuar, të ndarë, pavarësisht moshës dhe gjinisë së tyre. Ushtrimet ndikojnë për të mirë në shëndetin tuaj, duke filluar nga humori juaj, nivelet e larta të energjisë, gjumë më të mirë, madje edhe seksualisht jeni më mirë, duket se të jesh single është gjë e mirë”, thotë Dr.Jess.

2.Mund të kujdesesh më mirë për veten tënde

Dr.Jess thotë se “kur i krahasoni të dhënat shëndetësore të grave të martuara me femrat që asnjëherë nuk janë martuar, rezultatet mund të variojnë. Për shembull në një studim janë shikuar 6 masat shëndetësore (shëndeti i përgjithshëm, kushtet akute, numri i ditëve me aktivitet të kufizuar, ditët e kaluara në shtrat për shkak të problemeve shëndetësore dhe numri i vizitave te mjeku), gjithmonë femrat që janë single kanë shënuar nivel më të mirë tri kategori- në shëndetin e përgjithshëm, në ditët e kaluara në shtrat dhe vizitat tek mjeku. Në vitin 2013, një studim thoshte se personat që janë të martuar dhe janë të lumtur kanë më shumë gjasa që të shtojnë peshë në 4 vjetët e para të martesës. Kjo për arsye se femrat në martesë ndodhë që të ‘mos kujdesen më për veten’ dhe as që duan t’ja dinë për pamjen e tyre.

3.Përpiqesh më shumë në aspektin social

“Disa ekspert sugjerojnë se personat që nuk janë në lidhje janë fleksibël dhe mund të formojnë rrjete më të forta sociale sesa njerëzit që janë të martuar”, thotë Dr.Jess.

4.Ju hani më shëndetshëm

“Ka shumë fakte shkencore që mbështesin përfitimet e të qenurit në një lidhje dashurie, nëse ajo është jo e shëndetshme, toksike, depresive. Më e keqja është kur një lidhje është drejt ndarjes e cila i bën shumë keq trupit dhe mendjes. Lidhjet e pashëndetshme dhe të palumtura mund të ju çojnë në disa shprehi që iu bëjnë dëm, përfshirë këtu edhe në konsumimin e gjërave jo të shëndetshme të cilat iu shtojnë peshë. Gjithashtu lidhjet e tilla ndikojnë në metabolizmin tuaj”, thotë ekspertja e seksit, Laurel House.

5.Miqësitë zgjasin më shumë

Ne do të dëshironim që kjo të mos ndodhë, por kur martohesh, ju filloni që ta leni miqësinë anash. Prioriteti juaj bëhet partneri dhe familja.

Kjo është në rregull por duke krahasur personat që nuk janë në lidhje, ata gjithmonë arrijnë që të mbajnë miqësitë e tyre. Nëse nuk keni një grup të njerëzve në jetën tuaj, me të cilin t’i ndani të gjitha, atëherë juve iu mbetet që të përkushtoheni vetëm tek partneri.

6.Do të keni më pak borxhe

Edhe pse paratë nuk lidhen as me shëndet as me lumturi, borxhi sigurisht që është një gjë që shkakton stres. Duket se personat që nuk janë në lidhje kanë më pak borxhe. Nëse borxhet shkaktojnë stres të madh, atëherë stresi mund të shkaktoj vdekjen dhe kjo po që është një arsye tjetër se të qenurit single të bën më të shëndetshëm.

7.Ju mjafton vetja

Nëse jeni vetëm, ju mësoni se si të shijoni kohën me veten tuaj. Aftësia për të ekzistuar në mënyrë të pavarur është një nga aftësitë më të rëndësishme të mbijetesës dhe çiftet zakonisht nuk e shijojnë këtë faktorë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button