Zjarr i madh në një ndërtesë shumëkatëshe në Dubai (Foto)

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në mëngjes në një kompleks shumëkatësh në ndërtim e sipër afër qendrës më të madhe tregtare të Dubait.

Ky kompleks është pranë Dubai Mall dhe afër kullës 63-katëshe “The Address Downtown Dubai”, e cila ishte dëmtuar rëndë nga një zjarr natën e Vitit të Ri në vitin 2015, transmeton Sovrani.info.

Zyra për media e qeverisë së Duabit ka thënë se zjarri shpërtheu në kullat “Address Residences Fountain Views”, dhe se zjarrfikësit e kanë zjarrin nën kontroll.

Nuk raportohet për të lënduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button