Konkursi për vitin shkollor 2017/18 siguron mbi 35 mijë vende në shkollat e mesme në Maqedoni

Konkursi për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Maqedoni, për vitin shkollor 2017/18 siguron gjithsej 35.909 vende për nxënës, edhe atë 25.127 në gjuhën maqedonase, 9.830 në gjuhën shqipe, 918 në gjuhën turke dhe 34 në gjuhën serbe.

Nga viti shkollor 2017/18 në shkollat e mesme në Maqedoni do të zbatohen programe nga Cambridge International Examinations në lëndët e matematikës, biologjisë, fizikës dhe kimisë.

Sipas MASH, në shkollën e mesme të gjimnazit – drejtimin e matematikës, theksi do të vendoset në të mësuarit e zgjeruar të matematikës në kombinim A me pesë orë në javë.

Paraqitje dhe regjistrimi i nxënësve në afatin e gushtit do të bëhet më 24 gusht 2017, ndërsa rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të shpallen më 25 gusht 2017.

Ndërsa shkollat të cilat nuk do t’i plotësojnë vendet e nxënësve në afatin e parë, do të vazhdojnë me regjistrimin e nxënësve më 31 gusht 2017.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button