Ministrat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë-prodhuesve: Keni mbështetjen tonë

Ne Shengjin eshte organizuar nje forum ekonomik i prodhuesve te Shqiperise, Kosoves dhe Maqedonise. Ne takim moren pjese edhe ministrat e ekonomise dhe tregtise se tre vendeve. Keta te fundit u premtuan prodhueseve se do t’u krijojne lehtesira dhe do te kene mbeshtetjen e tyre per te konkuruar ne tregun rajonal e global.

Prodhuesit nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia u mblodhen ne nje forum ekonomik te sipermarrjes shqiptare ne Shengjin. Te gjithe palet rane dakort me ministrat e fushes per bashkepunim 0 qe prodhuesit e tre vendeve te jene te mbrojtur dhe te mos hasin pengesa.

Kryetari i Dhomes së Tregtise dhe Industrise Tiranë Nikolin Jaka tha se qeveria duhet te ndihmoje qe sipermarrja prodhuese te jete me konkuruese.

Mbeshtetje per prodhuesit garantuan edhe ministrat e zhvillimit ekonomik , turizmit dhe tregtise te tre vendeve.
Me krijimin e forumit të përbashket prodhuesit shqiptar do të jenë të bashkuar për të qenë per tu perfaqesuar denjesisht në tregun rajonal e global.

Si kryetar i forumit Ekonomik u zgjodh z. Nagip Fejzo ai vlerësoi se ‘është shekulli i Shqiptarëve  andaj erdhi koha kur prodhuesit tonë treguan se mund bashkohemi dhe të bashkëpunojmë.’

Në takim marrin pjesë 15 anetarë të forumit të zgjedhur për të perfaqësuar Shqipërine, 15 anetarë e forumit të zgjedhur për të perfaqësuar Kosovën dhe 15 anetarë të forumit të zgjedhur për të përfaqësuar Maqedoninë Veri-Perendimore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button