Për dhëmbë më të bardhë, shtoni qumësht në çaj

Ata që i vënë qumësht çajit, le t’i gëzohen kësaj shprehie.

Mjafton vetëm pak qumësht në çaj, që të zbardhomi dhëmbët dhe të ndaloni njollat, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit në Universitetin e Albertas në Kanada, kanë zbuluar se “çaji është ‘qumështi’ i dytë, më i përdorur në botë”.

Çaji përmban tanin – materie e tretshme në ujë, që japë shijen e ithët. Këto kanë ngjyrë të errët dhe i zhysin dhëmbët.

Në anë tjetër, qumështi përmban kazeinë, që e ndalon mbetjen e njollave të taninës dhe i zbardhë dhëmbët.

“Përparësitë e mëdha të qumështit, po shihen si të domosdoshme në higjienën dhe estetikën dentare” thuhet poashtu në përfundimet e këtij hulumtimi.

Poashtu, miliona njerëz mëngjesin e fillojnë me një gotë çaj të ngrohtë. Disa me sheqer e disa pa të, disa përdorin çajin e gjelbër disa çajin e zi. A keni dëgjuar për dietën me çaj, atë me çaj të gjelbër dhe qumësht?

Dieta me qumësht dhe çaj të gjelbër është shumë popullore për ata që duan të humbin në peshë dhe ta ruajnë atë peshë të arritur.

Kjo nuk është vetëm pije e shijshme që nuk lejon të vuani urie, por është i shkëlqyeshëm për pastrim të organizmit.

Për një ditë me këtë dietë mund të humbni midis 0,5 deri 2 kilogramë. Këtë dietë sugjerohet ta aplikoni një ditë, dhe atë dy herë në muaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button