Digjet restoranti në Çarshinë e Vjetër në Shkup

Sot në mesditë rreth orës 13:40 në Shkup ka ndodhur zjarr nga oxhaku i restorantit, në rrugën ‘Bitpazarska’.

Policia sot ka informuar se është kapluar nga zjarri restoranti i 47-vjeçarit XH.V. nga Shkupi. Përveç oxhakut, me zjarr është kapluar edhe konstruksionet e çative të tre banesave. Nga ana e ekipës nga Brigada e Njësitit për kundërzjarr, zjarri është shuar dhe për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Inspektimi i vendit nga zjarri do të kryhet gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button