FIFA zbulon kriteret e kualifikimit për Botërorin me 48 kombëtare

FIFA ka zbuluar planet e saj se si do të realizohet caktimi i 48 vendeve për Kupën e Botës, ndërsa është bërë e ditur se 16 kombëtare nga Evropa do të kualifikohen.

Propozimet, të miratuara nga presidenti i FIFA-s dhe homologëve të tij të gjashtë konfederatave – pritet të ratifikohet nga Këshilli i FIFA-s më 9 maj, transmeton Koha.net.

Anëtarët e FIFA-s në janar kishin votuar për zgjerimin e Kupës së Botës nga 32 në 48 ekipe, shkruan BBC.

Nikoqiri i Kupës së Botës do të kualifikohet përsëri automatikisht, ndërsa secilës konfederatë i janë shtuar numrat e vendeve që do të kualifikohen.

Më poshtë sjellim numrin e vendeve që do të kualifikohen:

Afrika (CAF) – 9 vende (nga 5 sa kishte më parë)

Azia (AFC) – 8 (nga 4 apo 5 sa kishte më parë)

Amerika e Jugut (CONMEBOL) – 6 vende (më shumë nga 4 apo 5)

Amerika Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF) – 6 (nga 3 apo 4 vende sa kishte)

Oqeania – 1 (nga 0 apo 1 vende)

Evropa (UEFA) -16 (nga 13)

Si funksionon “Play-Offi”:

Në “Play-Off” do të marrin pjesë nga një ekip prej secilës konfederatë, përpos UEFA-s. Ky vend zëvendësohet nga një kombëtare tjetër e konfederatës në të cilën zhvillohet turneu.

Dy ekipe, në bazë të ranglistës më të mirë, kalojnë në fazën tjetër të “Play-Offit”. Aty do të përballen me dy kombëtare që kalojnë në këtë fazë pasi të eliminojnë dy të tjera në dy ndeshje.

“Play-Offi” zhvillohet në vendin nikoqir të Botërorit, në nëntor të 2025-s, kurse Botërori me 48 kombëtare do të mbahet më 2026.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button