Angelina Jolie sërish në telashe, ja pse

Angelina Jolie është duke kaluar një nga periudhat më të vështira muajt e fundit për shkak të ndarjes, edhe pse kohët e fundit kemi parë një ndryshim për më mirë. Megjithatë, kur je e famshme, aq më tepër Angelina, anjëherë nuk mund të gjesh rehat.

Këtë herë, dhembje koke Angelina-s i ka sjellë Sherry Lansing, producentja e disa sukseseve të Hollywood-it, e cila ka zbuluar disa të pathëna të yjeve me të cilët ka bashkëpunuar. Qëllimi: ne mendojmë fama.

Për Angelina-n iu referua periudhës kur xhironin filmin e njohur Tomb Raider.

Saktësisht tha se i ati i aktores, Jon Voight, kishte paralajmëruar produksionin se vajza e tij është shumë e ndjeshme dhe iu kërkoi atyre të tregonin kujdes me të. Angie në atë kohë ishte një nga aktoret më të suksesshme të kinematografisë, pasi kishte marrë çmimin Oscar.

Midis të tjerash, për të kishte edhe dyshime se ishte përdoruese e lëndëvë narkotike, ndaj çdo ditë i kërkohej të kryente një test, gjë të cilën e pranonte me shumë mirësjellje. Siç është bërë e njohur, testet e saj nuk përfshinin vetëm analizat e urinës, por edhe të gjakut, pasi produksioni ishte në ankth për sjelljen e saj dhe zhvillimin e filmit.

“Nuk e linim kurrë vetë. Gjithmonë dikush nga ne ka qëndruar me të, sepse nuk mund të rrezikonim filmin. Ishte në vëzhgim të vazhdueshëm”, ka thënë Lansing.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button