Samsung paraqet të shumëpriturit Galaxy S8 dhe S8+

Më në fund Samsung ngre siparin mbi një prej smartfonëve më të pritur të vitit, flamurtari i tij Galaxy S8. Më saktëflamurtarët, ashtu si në di vitet që kanë kaluar, modelet janë dy Galaxy S8 dhe S8+. Ndërsa risitë në krahasim me gjeneratën e mëparshme janë shumë, në atë pikë që mund të flitet për një revolucion, shkruan Bordo.al

Risia e parë që të bie në sy është dizjani, “krejtësisht ekran” prej xhami, një evolucion radikal që Samsungu e sjell me konceptin “Edge”, me forma të ndryshme prej disa vitesh. Nuk ka më korniza anësore, sipër ka vend vetëm për kamerën dhe sensorët ndërsa poshtë zhduket butoni ikonik i markës.

Samsung e quan “Infinity Dispaly, një ekrat i teknologjisë Super AMOLED i gjeneratës së fundit me një rezolucion QHD+, 2960 x 1440 piksel. Tek Galaxy S8 madhësia ësht 5,8 polësh me një dëndësi prej 570 pikselash, ndërsa tek S8+ është 6,2 polësh me një dëndësih prej 529 pikselash.

Risia tjetër janë sensorët që gjejmë në këtë telefon. Nëse disa vite më parë zhbllokimi i telefonit me shenjën e gishtit ishte një revolucion, këtë herë, në këtë revolucion të dytë, telefoni është i mundur të zhbllokohet me njohjen e fytyres ose të retinës së syrit.

Një risi tjetër në këtë telefon është edhe asistenti virtual “Bixby”. Madje sipas Samsungut revolucioni i vërtetë nëkëta telefona është “Bixby”, një asistent virtual që kërkon të revolucionojë paradigmat e bashkëveprimit mes njeriut dhe smartfonit. Tre janë funksionet të këtij asistenti që duket të jetë një konkurent i fuqishëm i “Siri” të Apple.

samsung S8

“Bixby Vision”, mjafton të drejtosh kameron drejt një objekti dhe “Bixby” do të na japë informacione shtesë, këshilla, përkthime dhe një paraqitje të çmimeve.

“Bixby Home”, një qendër ku është e mundur të kontrollosh të gjitha informacionet personale, takimet, lajmet e personalizuara sipas interesit të përdoruesit, motin, postën e lektronike, muzikën dhe galerinë e fotove. Më shumë përdoret “Bixby Home” më të sakta dhe të detajuara bëhen sugjerimet e tij, sepse ky është një asistent virtual që mëson me kalimin e kohës.

“Bixby Voice”, një asistent zanor i ngjashëm si “Cortana” tek Microsoft, “Google Assistant” apo “Siri” tek Apple, në gjendje të kuptojë të dhëna komplekse të shprehura me një gjuhë normale. Por fillimisht “Bixby Voice” do të jetë në dispozicion vetëm në gjuhën angleze.

Nëdrsa funskionaliteti më i fundit është se Galaxy S8 jep mundësinë që të përdorësh smartfonin tënd si një kompiuter.

Për sa i përket aspektit teknik S8 dhe S8+ janë njësoj me procesor “Exynos 8895” me tetë zemra ku katër punojnë me frekuencë 2,3 GHz dhe katër të tjerat me 1,7 GHz. Memorja e brendshme është 64 GB me mundësinë që të shtohet me kartë memorjeje deri në 256 GB, ndërsa memorja RAM është 4 GB. Karta grafike është model Ardeno 540 ndërsa fotokamera, që pritet të jetë nga më të mirat ndonjëherë, është 12 MP me një hapje f/1,7 dhe madhësi të lentes 26 mm. I vetmi element që ndryshon në pjesën teknike është bateria që tek S8 është 3000 mAh dhe tek S8+ është 3500 mAh.

Justin Denison, Samsung senior vice president of Product Strategy, introduces the Galaxy S8 and S8+ smartphones during the Samsung Unpacked event in New York City

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button