Kompletohet Shkëndija, rikthehen reprezentuesit

Shkëndija pas 10-të ditëve kompletohet në seancat stërvitore, pasi një pjesë e futbollistëve munguan shkaku i angazhimeve në ekipet përfaqësuese të Maqedonisë. Ibraimi dhe Radeski ishin me përfaqësuesen A në sfidën kualifikuese me Lihtenshtajnin në Vaduz, ku duhej të mernin pjesë edhe Hasani dhe Bejtullai, mirëpo dolën nga kombinimi shkaku i lëndimeve. Ndërkohë Murati e Totre, së bashku me Radeskin e bashkuar më vonë ishin me përfaqësuesen U 21 në sfidat kontrolluese me Malin e Zi dhe Bullgarinë, me këtë të dytën të fituar 1:0 pikërisht me golin e Radeskit.

Ndërkohë Zejnullai dhe Fazllagiq patën angazhime me përfaqësuesen U-18. Tani më kur ndeshjet ndërkombëtare kaluan, gjithë futbollistët janë kthyer në skuadër dhe stafi teknik më në fund mund të punojë me formacion komplet. Vëmendja është kthyer ka sfida e të dielës me Makedonija Gj.P. në Tetovë, takim që përket me xhiron e 24-t të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Atmosfera në ekip është pozitive, ndërsa pas ritmit të shtuar javën e kaluar, tani më punohet me intenzitet më të nivelizuar për të pritur sa më të përgatitur përballjen e rradhës nga e cila priten tre pikë te reja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button