Aleksandër Vuçiç fiton bindshëm në zgjedhjet e Serbisë

Partia Progresiste Serbe e udhëhequr nga Aleksandër Vuçiç, ka fituar më shumë se 50 për qind të votave në Serbi.

Organizata për vëzhgimin e zgjedhjeve, Cesid, ka dhënë këtë rezultat duke u bazuar në numërimin e pjesshëm të votave një orë pas mbylljes së vendvotimeve, raporton B92.

Sipas Marko Blagojeviç nga Cesid, rezultatet e para tregojnë se partia e Vuçiçit “ka fituar më shumë se 50 për qind të votave”, e ndjekur nga partia e Daçiçit me rreth 15 për qind. 

Lajme të ngjashme

Back to top button