Tilerson u takua në Ankara me Erdoganin dhe Jëlldërëmin

Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson dhe përfaqësuesit zyrtar turk sot biseduan sot për mënyrat e koordinimit në luftën kundër grupit Shteti Islamik në Irak dhe Siri.

Bisedat në Ankara janë mbajtur një ditë pasi Turqia publikoi se përfundon operacioni “Mbrojtja e Eufratit” në Siri, i cili filloi në gusht.

Në kumtesën nga zyra e kryeministrit turk Binali Jëlldërëm nuk janë theksuar qëndrimet e ndryshme të Turqisë dhe SHBA-së për rolin e forcave kurde në fushatën kundër SHI-së, me ç’rast është theksuar vetëm se të dy aleatet e NATO-s janë dakorduar ta përforcojnë bashkëpunimin për çështjet rajonale.

Tilerson, i cili u takua presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan pas bisedimeve me Jëlldërëm, tha se e ka potencuar rëndësinë e Turqisë për sigurinë amerikane dhe për lidhjet ekonomike në rajon.

Është planifikuar që Tilerson të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavushogllu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button