SHBA, brenda 11 ditësh do të ekzekutohen 8 persona të dënuar me vdekje

Përderisa dënimi me vdekje vazhdon të jetë temë debati në SHBA, në shtetin e Arkansasit në muajin prill njoftohet se brenda 11 ditësh do të ekzekutohen 8 persona të dënuar me vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).

Wendell Griffen, gjykatësi në Gjykatën e Pulaski County, ka refuzuar kërkesën e nëntë të dënuarve, tetë prej të cilëve do të ekzekutohen muajin e ardhshëm, ndaj guvernatorit Hutchinson dhe drejtoreshës së burgut Wendy Kelly, për ndaljen e ekzekutimeve.

Kryeprokurorja e Arkansasit, Leslie Rutledge, ka deklaruar se shteti do të fillojë me ekzekutimin e dënimeve me vdekje për të dënuarit në një periudhë kur dënimet me vdekje gradualisht kanë treguar rënie në tërë vendin.

Në periudhën 17-27 prill do të ekzekutohen tetë persona, konkretisht katër herë ndaras nga dy.

Ekzekutimi i fundit në këtë shtet ishte bërë para 12 vitesh.

– Ekzekutimi u kërkua para skadimit të afatit të barit

Guvernatori republikan i Arkansasit, Asa Hutchinson, muajin e kaluar kishte kërkuar që ekzekutimi të kryhet para se të skadojë afati i qetësuesit të kontestuar “midazolam”, që përdoret për ekzekutimin e dënimeve me vdekje.

Dënimi me vdekje ka ngelur temë debati në SHBA, ndërkohë që në referendumet e mbajtura në nivel shtetëror në Oklahoma, Nebraska dhe Kalifornia, u mor vendimi për vazhdimin e dënimit me vdekje.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë në Tennessee, refuzoi kërkesat kundër dozës së vetme të barit gjatë ekzekutimit, duke dhënë vendimin për realizimin e ekzekutimeve.

Në Tennessee gjenden 63 të dënuar me vdekje, për sa i përket të dhënave nga muaji janar i vitit 2017.

Viteve të fundit, ekzekutimet në SHBA realizohen me injeksionin “Kokteji i trefishtë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button